Llogaria ime
AOL Portal Sport

Derbi Europian, Atletico synon tė thyejė “mallkimin” ndaj Realit


Gjysmėfinalet e Champions nisin me derbin ndėrmjet Realit dhe Atletico Madrid, qė luhet kėtė tė martė nė Santiago Bernabeu.

Skuadrat e kryeqytetit spanjoll do tė ndeshen pėr herė tė tretė nė katėr vitet e fundit nė fazėn me eliminim direkt.

Duele nga tė cilat Reali ka dalė gjithmonė fitues. Nė dy pėrballjet e fundit nė finale, skuadra e Simeone-s ka pėsuar humbje: fillimisht nė Lisbonė nė edicionin 2013-’14 dhe mė pas nė Milano nė sezonin 2015-’16.

Edhe kėtė herė, skuadra e Zinedine Zidane do tė presė “colchoneros” me synimin qė tė vazhdojnė ecurinė pozitive pėrballė Atletico-s dhe pse jo tė kualifikohet nė finalen e kėtij edicioni nė Cardiff. Edhe kėtė herė, statistikat favorizojnė Realin.

Tė kualifikuar nė gjysmėfinale pėr tė shtatin sezon radhazi, ecuri qė pėrbėn njė rekord tė turneut, “Los Blancos” ashtu si edhe Juventusi, janė e vetmja skuadėr qė nuk e njeh humbjen nė kėtė edicion.

Reali ka shėnuar tė paktėn dy gola nė secilėn nga dhjetė ndeshjet e kėtij sezoni.

Megjithatė, misioni nuk ėshtė aspak i lehtė. Skuadra e Simeones ėshtė njė kundėrshtar aspak komod pėr Realin, edhe pse ėshtė ekipi gjysmėfinalist qė ka realizuar mė pak gola: 13 tė tillė.

Atletico ka shansin tė hakmerret pėr finalet e humbura dhe tė synojė fitimin e trofeut, tė cilit nė disa raste i ka shkuar pranė, por asnjėherė nuk ka arritur ta fitojė.

Tags:
Lexuar 637 here / Marre nga Supersport.al


Besoni se shqiperia do te kualifikohet per Nation League?