Llogaria ime
AOL Portal Sport

De Biazi ''driblon'' ēėshtjen Xhaka: Ndaj Bosnjes luajnė 'rezervat'


Nė vigjiljen e ndeshjes miqėsore kundėr Bosnjes, vėmendjen mė tė madhe publike nė konferencėn pėr shtyp tė programuar nga Kombėtarja e mori ēėshtja Xhaka.

Futbollisti qė u largua nga ekipi pas konfliktit me trajnerin nuk i ka dyert e mbyllura, por ai duhet tė vendosė t’u bindet rregullave.

“Trajneri ėshtė 60 vjeē, ndėrsa Xhaka 27. Trajneri kujdeset pėr lojtarėt e tij, ndoshta ata jo pėr veten e tyre. Ka rregulla pėr tė qėndruar nė grup, i pari ėshtė tė respektosh shokėt dhe vendimet e trajnerit. Nėse dikujt i duket vetja mė i mirė mjafton ta tregojė nė fushė. Unė ua kam dhėnė mundėsinė tė gjithėve, por nėse mendon se duhet tė luajė gjithmonė kjo ėshtė njė ēėshtje tjetėr qė nuk mė takon. Kombėtarja ka njė president dhe njė trajner qė thėrret lojtarėt por jo tė 23 mund tė luajnė dhe unė duhet tė kujdesem pėr tė gjithė. Nėse dikush vetėpėrjashtohet atėherė nuk ėshtė puna ime, unė jam mėsuar tė pėrballem me vėshtirėsitė", thotė ai.

Trajneri nga Sarmede mbrojti ekskluzivitetin e vendimeve teknike pėr ekipin kuqezi.

“Jam njė njeri qė e kam mbajtur fjalėn edhe nė momentet mė pak tė mira. Kam njė marrėdhėnie tė veēantė me lojtarėt e mi dhe nuk jam i influencuar nga thashethemet qė qarkullojnė shpesh. Zgjedhjet i bėj unė, nėse dikush nuk ėshtė dakord ėshtė i lirė tė largohet. Kėtu nuk mungon disiplina, madje ėshtė e kundėrta”, vijoi De Biasi.

Lidhur me ndeshjen qė do tė luhet nesėr nė Elbasan Arena nė orėn 18:00, De Biasi shprehet se nė fushė do tė zbresin pėr tė fituar.

Pėr miqėsoren ndaj Bosnje-Hercegovinės tė martėn nė Elbasan Arena, trajneri italian theksoi se do tė provojė ndryshime tė reja, nisur nga lojtarėt qė luajtėn mė pak nė ndeshjen ndaj Italisė, pėrjashto kėtu Sadikun, i cili ėshtė i lėnduar dhe i ka tė paktat mundėsitė qė tė aktivizohet nė ndeshjen e sė martės.

De Biasi ka vlerėsuar lart, dy prej futbollistėve shqiptarė, mbrojtėsin e Napolit, Hysajn, por edhe Keidi Baren, tė cilin e vlerėson si njė lojtar tė ri qė premton shumė. “Nė njė miqėsore tė tillė ka shansin tė tregojė veten”; shprehet De Biasi pėr Baren.

Tags:
Lexuar 696 here / Marre nga Top-channel. Tv


Besoni se shqiperia do te kualifikohet per Nation League?