Llogaria ime
AOL Portal Sport

Champions, sot do mėsohet finalisti i parė


Juventus pret sot nė mbrėmje Monaco-n pėr ndeshjen e kthimit gjysmėfinale tė Champions League.

Skuadra e drejtuar nga Allegri vjen nė kėtė pėrballje me njė avantazh tė konsiderueshėm duke qenė se njė javė mė parė fitoi 2-0 nė fushėn e Monaco-s.

Por trajneri i bardhezinjve deklaroi se llogaritė e kualifikimit nė finale nuk janė mbyllur ende.

“Duhet ende tė luftojmė pėr tė siguruar kualifikimin pėr nė finale”, tha Allegri.

“Nė futboll asnjėherė nuk dihet si shkojnė gjėrat. Do tė na duhet tė bėjmė lojėn tonė pėr tė marrė rezultat pozitiv. Kėshtu qė na duhet tė ruajmė pėrqendrimin pasi Monaco nuk ka asgjė ēfarė tė humbasė dhe do tė luajė njė ndeshje mė tė hapur pasi ka nė pėrbėrje futbollistė qė mund tė na krijojnė probleme”.

Ndėrsa trajneri i Monaco-s, Leonardo Jardim deklaroi se skuadrės sė tij i duhet tė bėjė diēka ekstra nė pėrballjen me torinezėt nėse dėshiron tė jetė nė finalen e Cardiffit.

“Ėshtė e qartė qė Juventus na ka vendosur nė njė situatė tė vėshtirė”, tha Jardim. “Na duhet tė japim mė shumė se maksimumi nėse duam kualifikimin. Juventus ka avantazh dhe tė gjithė mendojnė se do tė jetė e vėshtirė pėr ne. Na duhet qė tė ndryshojmė disa gjėra pasi nėse do tė pėrdorim tė njėjtėn strategji jemi te humbur”.

Vetėm 2 skuadra kanė mundur tė kualifikohen nė njė fazė eliminimi direkt pasi kanė humbur ndeshjet e tyre nė shtėpi, Ajaksi nė 1996 me Panathinaikos dhe Interi ne Bayernin nė 2011.

Monaco nuk ka fituar asnjė ndeshje nė Itali, ndėrkohė qė edhe Juventus nuk ka bilanc tė mirė me ekipet franceze pasi ka vetėm 1 fitore nė 11 sfidat e mėparshme me knockout.

Tags:
Lexuar 563 here / Marre nga Top-channel. Tv


Besoni se shqiperia do te kualifikohet per Nation League?