Llogaria ime
AOL Portal Sport

Champions, Skėnderbeu njeh rivalin pėr turin e tretė


Kampionët tanë të Skënderbeut, tashmë e njohin skuadrën e tyre kundërshtare për turin e tretë të Champions League, duke i konsideruar të kualifikuar pas fitores 4-1 të arrritur të martën në Korçë ndaj irlandezoveriorëve të Krusejdërsit.

Në shortin e hedhur, sot në mesditë në Nion të Zvicrës, goglat përcaktuan, që fituesja e çiftit të dale nga ndeshjet midis skuadrës Ludogorets, kampione e Bullgarisë dhe skuadrës Milsami, kampione e Moldavinë, do të ndeshen me kampionët tanë të Skënderbeut.

Ndeshja e parë midis Lugorets-Milsami, e zhvilluar në stadiumin “Lugorets Arena” të Razgradit në Bullgari ka përfunduar 0-1 për kampionët moldavë, çka i bën favoritë edhe për ndeshjen e kthimit që do të luhet të martën në qytetin Orhei të Moldavisë.

Ndeshjet e turit të tretë të Champions League do të luhen më 28 korrik dhe 4 gusht.

Sipas shortit të hedhur në Nion, skuadra jonë kampione e Skënderbeut ndeshjen e parë do ta luajë jashtë si udhëtuese, ndërsa më 4 gusht do të luajë në Korçë.

Kukësi, mes Legias e Botoshanit
Megjithëse kullifikimi për turin tjeter eshte gati i pamundur, Kukësi ka një short mjaft të vështirë në turin e tretë në Europa League, sepse do ti duhej të ndeshej me fituesin e çiftit Legia-Botoshani.

Në ndeshjen e vajtjes, luajtur në Varshavë, Legia fitoi 1-0, me gol të shënuar nga mesfushori i talentuar Ondrej Duda, në minutën e 78-të.

Ai rezultat lë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit në Rumani, por përshtypja është se Legia ka një skuadër më cilësore dhe me eksperiencë, ndaj është më pranë kualifikimit.

Megjithatë, pak rëndësi ka rivali i turit të tretë, sepse në radhë të parë, Kukësi duhet të bëjë mrekullinë në Mal të Zi, pas humbjes kundër Mladostit të enjten, në “Qemal Stafa”.

Josa: Short me fat
Skënderbeu ka qenë me fat edhe në shortin e turit të tretë të Champions League. Ekipi korçar do të ketë përballë skuadrën, që do të kalojë me tej në çiftin Ludogortes Razgrad – Milsami Orhei. Me fat e shikon këtë short edhe trajneri Mirel Josa, por më parë duhet të mendojë për takimin e kthimit me Krusejdërs.

“Kundërshtarë më të lehtë në krahasim me të tjerët, por kemi edhe një sfidë për të luajtur me irlandezoveriorët. Duhet të tregohemi një ekip më i bashkuar dhe të qëndrojmë me këmbë në tokë” – ka deklaruar Josa menjëherë pas shortit.

Skënderbeu ka shmangur kampionë të mëparshëm të turneut, si Sëlltik apo Steaua Bukureshtit. Skuadra korçare po përgatitet në Durrës dhe Mirel Josa e ka të gjithë grupin e gatshëm.


Tags:
Lexuar 790 here / Marre nga supersport.al


Besoni se shqiperia do te kualifikohet per Nation League?