Llogaria ime
AOL Portal Sport

Champions League, Real Madrid-Juventus nė finale


Real Madrid do tė jetė ekipi qė do pėrballet me Juventusin mė 3 qershor nė Cardiff.

Pavarėsisht humbjes me rezultatin 2-1 ndaj Atletico Madrid, fitorja 3-0 njė jav; mė parė, i siguron ekipit tė Zinedine Zidan finalen e shumė pritur.

Por pavarėsisht se nė total kishte njė avantazh prej 3 golash, Atletico Madrid e vuri nė diskutim brenda 16 minutave tė para nėse do tė ishte Reali, ose jo, ekipi madrilen qė do tė shkonte nė finale, duke shėnuar dy gola nė harkun kohor tė 4 minutave.

Goli i parė u realizua nga Saul Niguez nė tė 12’ dhe 4 minuta mė pas Griezmann do tė dyfishonte rezultatin nga pika e bardhė e penalltisė.

Por ndėrsa Atletico Madrid ishte hedhur nė sulm nė kėrkim tė golit tė tretė qė do tė siguronte barazimin matematikor, Isco nė tė 42’, shėnoi golin qė i preu shpresat e ekipit tė drejtuar nga Diego Simeone.

Pavarėsisht insistimit Atletico Madrid, fraksioni i dytė i ndeshjes nuk solli ndonjė ndryshim, duke e pėrmbyllur pjesėn e dytė me rrjeta tė paprekura.

Kjo do tė jetė finalja e dytė qė do diskutohet mes Juventusit dhe Realit tė Madridit, pas asaj tė vitit 1998 tė fituar nga Los Blancos me gol tė Pedrag Mijatoviē nė ''Amsterdam''.

Nė atė kohė trajneri aktual i Real Madrid, Zinedin Zidan, luante nė rradhėt e Juventusit.

Tags:
Lexuar 637 here / Marre nga Top-channel. Tv


Besoni se shqiperia do te kualifikohet per Nation League?