Llogaria ime
AOL Portal Sport

Brazili dhe Franca, eksportuesit kryesor tė futbollistėve nė europė


Brazili dhe Franca janë vendet që eksportojnë më shumë futbollistë se çdo komb tjetër në 31 kampionatet dhe federatat kryesore të anëtarësuara në UEFA.

Një raport i dalë këtë javë nga observatori i futbollit botëror CIES, tregon që Konfederata në Amerikën Latine dhe transalpinët, janë ata që furnizojnë më tepër ligat e kontinentit të vjetër.

Saktësisht 469 futbollistë brazilianë luajnë në 31 ligat europiane, duke qenë në një pozicion dominues me kombet e tjera, madje edhe me vendin e dytë të Francës.

Transalpinët kanë 312 futbollistë në kampionatet e UEFA-s, por sërish mbeten pas vendit karioka.

Në shkallën më të ulët të podiumit është Spanja me 201 futbollistë, ndërsa në vendin e katërt është Serbia, një fakt që tregon shumë mbi eksportet dhe talentet që vijnë nga vendi ballkanas. Mbyll 5 vendet kryesore Argjentina.

Por nëse konsiderohen kampionatet me më tepër nivel në futbollin europian, pra Anglia, Spanja, Franca, Gjermania dhe Italia, ka të dhëna statistikore të tjera.

Franca është vendi që ka më shumë lojtarë të federuar në Top 5, pasi janë saktësisht 116 transalpinë në ligat kryesore, me një diferencë të vogël nga Brazili.


Tags:
Lexuar 204 here / Marre nga Top-channel. Tv


Besoni se shqiperia do te kualifikohet per Nation League?