Llogaria ime
AOL Portal Sport

Berat Gjimshiti, zyrtarisht i Atalantės


Berat Gjimshiti ėshtė edhe zyrtarisht lojtar i Serisė A.

Mbrojtėsi kuqezi u prezantua kėtė tė hėnė tek skuadra e Atalantės, nė pėrfundim tė analizave mjekėsore.

Gjimshiti, 22 vjeē, do tė mbajė numrin 55 dhe mbėrrin nė Bergamo pas aventurės nė kampionatin zviceran me Zyrihun, ku numėron mbi 100 ndeshje mes kampionatit dhe Ligės sė Europės.

Nė komunikatėn pėr media, klubi bergamask nuk bėn me dije detaje tė kontratės.

Mbrojtėsi i Kombėtares shqiptare prishi me konsensus kontratėn me ekipin zviceran tė Zyrihut.

Klubi e justifikoi kėtė vendim me faktin se dėshironte t’i jepte mundėsinė 22-vjeēarit shqiptar tė gjente njė skuadėr ku mund tė luajė mė shumė nė mėnyrė qė tė ketė mundėsi tė grumbullohet nga De Biasi nė Euro 2016.

Me skuadrėn e Zyrihut, Gjimshiti ka luajtur 135 ndeshje zyrtare dhe ka shėnuar 6 gola.

22-vjeēari Gjimshiti debutoi me fanelėn e Kombėtares shqiptare nė barazimin 0-0 me Danimarkėn, ndėrkohė qė nė ndeshjen e fundit tė eleminatoreve ai ishte njė nga tre autorėt e golave nė portėn e Armenisė.

Tags: berat gjimshiti
Lexuar 581 here / Marre nga top-channel.tv


Besoni se shqiperia do te kualifikohet per Nation League?