Llogaria ime
AOL Portal Sport

Bayerni shkatėrron Arsenalin, Napoli i pėrulet kampionėve


Bayerni i Mynihut dhe Reali i Madridit me njė kėmbė nė cerekfinale tė Champions League.

Skuadra bavarezė shkatėrroi 5-1 Arsenalin, ndėrsa nė “Santiago Bernabeu” festa ishte pėr “Los Blancos” qė fituan 3-1 me pėrmbysje ndaj Napolit.

Nė “Allianz Arena”, Arjen Robben shėnoi njė supergol nė minutėn e 11-tė, me Ospinėn qė s’mund tė bėnte asgjė pėr tė devijuar topin.

Pa u mbushur 30 minuta lojė, “Topcinjtė” barazuan me Alexis Sanchez, qė fillimisht dėshtoi nga pika e bardhė e penalltisė, por mė pas arriti ta dėrgonte me fat topin nė rrjetė.

Nė minutėn e 53-tė ishte radha e Lewandowskit, qė kėrceu bukur me kokė pėr golin e 2-1, ndėrsa Thiago Alcantara 3 minuta mė pas e detyroi Ospinan tė nxirrte pėr herė tė tretė topin nga rrjeta.

Mesfushori spanjoll i ndihmuar nga devijimi i njė mbrojtėsi sigloi golin e dytė personal nė tė 63-ėn.

Pėr t’i dhėnė goditjen pėrfundimtare skuadrės sė Arsene Wenger mendoi Thomas Muller, tė cilit i mjaftuan vetėm dy minuta lojė pėr tė gjetur rrjetėn.

Reali, reagim kampionėsh ndaj Napolit

Reagim prej kampionėsh i futbollistėve tė Realit tė Madridit ndaj Napolit tė Elseid Hysajt me futbollistin kuqezi qė u aktkvizua gjatė gjithė ndeshjes.

Lorenzo Insinge shfrytėzoi daljen e Navas duke shėnuar qė nė minutėn e 8-tė nė Bernabeu, me njė goditje tė zgjuar nga njė distancė e largėt, por “Los Blancos” reaguan shpejt me Karim Benzema qė shfrytėzoi njė krosim perfekt me tė jashtmen tė Carvajal.

Toni Kroos i dha avantazhin nė 2-1 skuadrės sė Zidane nė fillim tė pjesės sė dytė, ndėrsa Casemiro surprizoi Reinėn me njė goditje fluturimthi nga jashtė zonės nė minutėn e 54-rt pėr rezultatin pėrfundimtar 3-1.

Tags:
Lexuar 377 here / Marre nga Supersport.al


Besoni se shqiperia do te kualifikohet per Nation League?