Llogaria ime
AOL Portal Sport

Barcelona ngrin Milanin pėr Deulofeu: Do ta rikhejmė nė Katalonjė


Barcelona i ngrin buzėqeshjen Milanit qė ėshtė ende nė festė pėr barazimin e arritur nė frymėn e fundit tė shtunėn nė derbin me Interin.

Nga Spanja nuk vijnė lajme tė mira pėr kuqezinjtė. Gerard Deulofeu, mė i miri nė fushė nė derbi, sezonin e ardshėm do tė rikthehet tė luajė te Barcelona.

Lajmi i konfirmua nga Robert Fernandez, drejtor teknik i klubit katalanas qė deklaroi “Deulofeu ėshtė njė opsion pėr tė ardhmen e Barcės.

Mund ta rimarim pėr 12 milionė euro dhe me siguri do ta bėjmė. Sezonin e ardhshėm do tė qėndrojė me ne dhe do tė veshė fanellėn blaugrana”.

Pėr Deolofeun Barcelona mund tė shfrytėzojė opsionin qė ka nė kontratė pėr ta bėrė sėrish tė sajin duke i paguar 12 milionė euro Evertonit, klub ku u transferua dy vjet mė parė dhe nga i cili u huazua te Milani.

23 vjecari shpėrtheu nė Itali ku fitoi edhe njė ftesė pėr nė kombėtaren spanjolle nga Julen Lopetegui.

Barcelona po e ndjek me kujdes futbollistin qė nga kohė kur luan pėr Milanin, dhe ka vendosur qė Deolofeu tė jetė njė nga pėrforcimet e blaugranave pėr sezonin e ardhshėm.

Deulofeu ka luajtur nė tė gjitha kategoritė inferiore me Barcelonėn por qė nga 2013 ėshtė dhėnė huazim pas huazimi, verėn e kaluar u ble nga Everton qė e mori nė pronėsi pėr 6 milionė euro por nme njė opsion riblerjeje nga Barcelona pėr dyfishin e kėsaj shume.

Tags:
Lexuar 631 here / Marre nga Top-channel. Tv


Besoni se shqiperia do te kualifikohet per Nation League?