Llogaria ime
AOL Portal Sport

Adebayor i shtang tė gjithė: Nėna ime ėshtė njė shtrigė


Dikush që thotë për nënën e tij se është shtrigë?! 

E pabesueshme, por e vërtetë madje ky dikush ka një emër e një mbiemër dhe të gjithë ndjekësit e futbollit e njohin. Quhet: Emmanuel Adebayor. 

Numri 10 i Tottenham po provon gjithcka për të shpjeguar një fillim sezoni ku ka shënuar vetëm 2 gola në 10 ndeshje të kampionatit dhe akuzën e fundit ja ka drejtuar nënës së tij. 

Sipas Adebayor, e ëma bashke me njerëz të tjerë po bën gjithcka për të penguar karrierën e tij sportive, e madje po përdorin edhe magjinë me sulmuesin që deklaroi: “Duhet të pushojnë dhe të mos bëjnë më Juju ndaj meje, duhet të më lënë rehat”. 

Ishte kjo deklarata e Adebajor, ndërkohë që për shpjegim, Juju sot nënkuptohet një lloj magjie me prejardhje nga Afrika Perëndimore.

Raportet mes Adebayor dhe nënës së tij janë prishur prej rreth një viti, me motrën e futbollistit që deklaroi se Adabeyor e ka përzënë nënën e tij nga shtëpia duke ndërprerë dhe ndihmën ekonomike. 

“Nëna e tij është e detyruar të  bëjë canta dhe t’i shesë, për të mbajtur familjen, Emmanuel nuk i përgjigjet as telefonatave të saj. 

Ajo nuk do para por do të flasë me te pasi e do”- deklaroi motra e futbollistit ndërsa vetë Adebayor u përgjigj në këtë mënyrë: 

“Nuk e kam përzënë time më nga shtëpia, ajo vendosi vetë të ikte”, ndërsa për sa i përket faktit që nuk flet me të prej muajsh shtoi, “ 

Si mund të ruaj kontaktet me time më nëse ajo ju thotë të gjithëve që nuk do të bëj përpara në profesionin tim. 

Si mund të flas me të nëse ajo bashkë me motrat e mia bëjnë Juju ndaj meje”. Me të vërtetë e pabesueshme.


Tags:
Lexuar 1038 here / Marre nga supersport.al


Besoni se shqiperia do te kualifikohet per Nation League?