Llogaria ime
AOL Portal Sport

Real Madrid/ Zidanė njė hap larg rinovimit tė kontratės


Edhe pse sezoni futbollistik ende nuk është mbyllur, drejtuesit e klubit Realit duken të vendosur për të rinovuar me trajnerin Zidane.

Real Madrid është në finale të Champions dhe në garë për La Ligan.

Zinedine Zidane, do të jetë trajner i Realit të Madridit deri në vitin 2020.

Drejtuesit e Los Blancos nuk kanë më asnjë dyshim, francezi duhet të qëndrojë në këtë detyrë të paktën edhe për tre sezonet e ardhshme. Oferta e rinovimit të kontratës është mbi tavolinë dhe Zizu mund ta firmosë kur të dojë.

Presidenti Florentino Perez nuk i nevojitet më shumë kohë për të hequr dyshimet e tij edhe nëse Reali nuk do të arrijë të triumfojë në Champions. Ai ka besim të plotë të francezi, i cili e drejton skuadrën prej 17 muajsh.

Sipas mediave spanjolle ka qenë vetë Zidane, i cili e ka shtyrë për pak kohë firmën, sepse dëshiron të jetë maksimalisht i përqendruar për ta mbyllur në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin, fituar titullin në La Liga dhe Champions Leaguen.

Kontrata e re parashikon një rritje të ndjeshme të pagës krahasuar me shumën që do të përfitonte francezi në bazë të marrëveshjes së vjetër që skadonte në 2018-ën.

Ronaldo urdhëron Realin të heqë qafe Moratën dhe Benzemanë

Cristiano Ronaldo i imponohet Realit të Madridit dhe i kërkon të nxjerrë në merkato Alvaro Morata-n.

Sipas asaj që publikohet te “Don Balon”, ylli portugez dëshiron që sulmuesi 24-vjeçar të mos jetë pjesë e “Los Blancos”, ashtu sikurse edhe Karim Benzema.

Por jo vetëm kaq, 32-vjeçari i ka bërë edhe një kërkesë tjetër drejtuesve të Realit të Madridit, blerjen e futbollistit të Portos Andre Silva për të zëvendësuar këtë dyshe sulmuese.

Alvaro Morata prej kohësh është vënë në qendër të zërave të merkatos.

E ardhmja e tij duket se do të jetë më shumë drejt Premier League, ku 2 klubet më të interesuara për të janë pikërisht Manchester United dhe Chelsea, të cilët janë gati të shpenzojnë shifra shumë të larta për të siguruar kartonin e tij.


Tags:
Lexuar 1222 here / Marre nga Top-channel. Tv


Besoni se shqiperia do te kualifikohet per Nation League?