Llogaria ime
AOL Portal Sport

Chelsea kampion i Anglisė, Conte: Tani dua dhe FA Cup


Edhe pse janė edhe dy javė pėr t’u luajtur nė Premier League-n angleze, Chelsea i drejtuar nga italiani Conte ka siguruar titullin kampion edhe zyrtarisht.

“Bluve tė Londrės” i mjaftoi njė gol nė minutėn e 82 nga Batshuayi ndaj West Bromwich pėr tė marrė tre pikėt nga kjo ndeshje dhe pėr tė siguruar titullin kampion nė Angli.

Njė sukses mėse i merituar pėr skuadrėn londineze, e cila ka bėrė paraqitje fantastike kėtė sezon nė futbollin anglez.

Njė meritė e madhe pėr kėtė triumf shkon edhe pėr trajnerin Conte, i cili bėri shumė pak ndryshime nė ekip nga ai i sezonin tė kaluar, qė mbeti edhe jashtė Champions, por kėtė sezon, ata u shpallėn kampion dy javė para fundit tė kampionatit.

Conte: Merita e lojtarėve, tani tė fitojmė FA Cup

Conte ėshtė mjaft i lumtur pėr suksesin dhe ia faturon kėtė arritje, punės sė palodhur tė futbollistėve qė ai drejton.

"Merita ėshtė vetėm e futbollistėve, qė kanė punuar fort dhe kanė shprehur dėshirėn pėr tė bėrė diēka tė madhe. I falenderoj tė gjithė futbollistėt pėr impenjimin, durimin dhe cilėsinė e punės, si nė fushė ashtu edhe nė stėrvitje. Janė sjellė si njė familje e vėrtetė", tha trajneri i Chelsea pas suksesit.

Por, pėrveē punės dhe disponueshmėrisė sė lojtarėve, pėr Antonio Conten ka pasur edhe njė moment kyē, qė ndryshoi pėr mirė sezonin e londinezėve. "Vendimi pėr tė luajtur me skemėn 3-4-3 ka qenė ai qė ka ndryshuar sezonin tonė. Fillimi nuk ishte i mirė dhe duhej tė modifikonim njė modul lojė pėr ekipin. Vendosa nė favor tė 3-4-3 sepse besoja si kisha lojtarėt e duhur pėr ta aplikuar atė', tha trajneri italian.

Krahas lumturisė pėr fitoren e titullit, Conte nuk ka ndėrmend tė ulė ritmin dhe bėn thirrje pėr tė fituar edhe trofeun tjetėr ku "Blutė e Londrės', janė pretendentė.

"Kemi zhvilluar njė sezon tė madh, por pėr tė qenė fantastik duhet tė fitojmė patjetėr edhe FA Cup. Vetėm mė pas, mund tė festojmė plotėsisht, pėr njė sezon fantastik", u shpreh ai.

Nė fund Conte ka edhe njė dedikim pėr titullin e parė nė Premiere League: "Kėtė sukses ia dedikoj familjes time, sepse nuk ka qenė njė vit i lehtė pėr to, qė gjithsesi mė kanė qėndruar pranė nė momentet mė delikate".

Tags:
Lexuar 785 here / Marre nga Top-channel. Tv


Besoni se shqiperia do te kualifikohet per Nation League?