Messenger nuk do tė funksionojė nė kėto sisteme smartfonėsh
Publikuar me: Diele, 02 Prill 2017 10:22
zoom Aplikacioni shumė popullor i Facebook, tė cilin tė gjithė e pėrdorim pėr tė shkėmbyer mesazhe me njėri-tjetrin do dalė jashtė pėrdorimit nė disa telefona celularė qė kanė si sistem operimi Microsoft Windows.

Ky shėrbim qė ofron Messenger, nuk do funksionojė nė ata smartphone qė pėrdorin sistemin 8.1 tė Windows ose versione mė tė hershme tė tij.

Sipas njė vlerėsimi tė bėrė 76% e pėrdoruesve e pėrdorin kėtė sistem operimi dhe nuk do tė jenė nė gjendje ta pėrdorin mė aplikacionin e njohur nė telefonat e tyre.

Facebook Messenger ėshtė aplikacioni mė i fundit qė i shtohet listės sė aplikacioneve qė kanė “braktisur: sistemin e operimit Windows pasi ai nuk ka mundur tė jetė konkurrencė pėr pajisjet e Samsung apo Apple pėr vite tė tėra.

Pėrdoruesit e Messenger u njoftuan pėr ndryshimin e fundit nėpėrmjet njė emaili nga Facebook.

“Faleminderit qė zgjodhėt tė pėrdorni Messenger. Na vjen keq t’ju informojmė se aplikacioni qė ju pėrdorni nuk ėshtė mė i vlefshėm dhe nuk mund tė dėrgoni apo tė merrni mesazhe.

Pėr tė dėrguar dhe pėr tė marrė mesazhe nė vazhdim nga Facebook nė telefonin tuaj, instaloni versionin mė tė fundit tė Facebook”, shkruhej nė email.

Nė listėn e telefonave tė “prekur” nga ndryshimi pėrfshihen Microsoft Lumia 640, 640 XL dhe Lumia 535.

Windows 8.1 vazhdon tė jetė versioni mė popullor i sistemit dhe kjo lėvizje erdhi menjėherė pasi Skype bėri tėrheqjen e tij nga sistemet e vjetra operuese tė Windows.
Tags:

Imazhe nga Artikulli


Burimi: tvklan.al | Editor: Redaksia Online | Lexuar 590 here |
Ndjesia juaj mbi kėtė artikull!
INDINJUAR
0%
TRISHTUAR
0%
NORMALE
0%
SHQETESUAR
0%
KENAQUR
0%

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Shkruaj Emrin:
Kush eshte heroi yne kombetar?(fillon me : sken). Pergjigju:=Pergjigja eshte: skenderbeu
*Nese nuk dini pergjigjen mjafton te vendosni shigjeten e mouse-it tuaj mbi ikonen e pikepyetjes dhe shikoni pergjigjen.
Shkruaj Komentin:
Jeni dakort me artikullin ose ju pelqen ai? PO - JO


Komentet dhe Opinionet tuaja - 0 përsona e pëlqejnë! | 0 përsona nuk e pëlqejnë!
Komento i pari kete artikull!