Warning: A non-numeric value encountered in /web/htdocs/www.veriu.com/home/idx/portali/module_22884db148f0ffb0d830ba431102b0b5/sot/index.php on line 512

Warning: A non-numeric value encountered in /web/htdocs/www.veriu.com/home/idx/portali/module_22884db148f0ffb0d830ba431102b0b5/sot/index.php on line 582

Warning: A non-numeric value encountered in /web/htdocs/www.veriu.com/home/idx/portali/include_d436eb0fd9de10b54a828ce6435f7e81/functions.php on line 1310
Albania Online Sot - Kėnga Magjike/ Soni Malaj dhe Endri Prifti akuzojnė Ardit Gjebrenė
Llogaria ime
AOL Portal Sot

Sot->Televizion->Kėnga Magjike/ Soni Malaj dhe Endri Prifti akuzojnė Ardit Gjebrenė

Kėnga Magjike/ Soni Malaj dhe Endri Prifti akuzojnė Ardit Gjebrenė
Publikuar me: Shtunė, 10 Dhjetor 2016 19:21
zoom

Në pothuajse të gjithë kompeticionet e fundit të muzikës në Shqipëri, nuk ka ndodhur që të mos ketë pasur akuza nga protagonistët në lidhje me organizimin e spektaklit dhe shpalljen e fituesit.

Nga ky rregull nuk kanë bërë përjashtim, këtë radhë në “Kënga Magjike” e cila ul siparin këtë të shtune, as Soni Malaj dhe Endri Prifti.

Kështu në përfundimin e natës së dytë të festivalit, këngëtarja Soni ka bërë disa deklarata të bujshme që më shumë se nga e vërteta priren të jenë fryt i një fantazie paranojake.

Në thelb këngëtarja pretendon se asaj po i hahet haku në festival dhe se organizatorët kanë porositur disa media që të mos i bëjnë jehonë këngës së saj “Për vete më mbaj” që deri më tani ka mbledhur 500 mijë klikime në “Youtube”.

Në një intervistë të pa mbështetur në asnjë provë dhe fakt Soni ka deklaruar për “Bluetooth” se nga disa portale është informuar se “nuk shkruajnë dot për performancën time, sepse ua kanë ndaluar dhe u kanë thënë që duhet të shkruajnë vetëm për dy këngëtare”.

Këngëtara ka denoncuar një “lojë të pisët” që po bëhet në favor të Arilena Arës dhe Rozana Radit, nga vetë organizatori Ardit Gjebrea.

“U bë kohë që po e vija re një anashkalim, por nuk i kisha dhënë shumë rëndësi. Por tani ma konfirmuan, më thanë që është urdhëruar të mos shkruhet për mua dhe të mos favorizohem” ka deklaruar Soni Malaj e cila nuk dihet nëse është në efektet e paranojës të zakonshme për artistët para garës, apo thjeshtë ka organizuar një lëvizje taktike, për të kompleksuar organizatorët e festivalit.

Endri Prifti
Përveç këngëtares Soni, reagim të fortë për spektaklin dhe producentin e saj Ardit Gjebrea, ka bërë dhe Endri Prifti, një nga vëllezërit korçarë që edhe këtë vit morën pjesë në festivalin “Kënga Magjike”.

Nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook”, Prifti ka akuzuar stafin teknik të festivalit për një sabotazh apo gabim shumë të rëndë që ka ndikuar në performancën e vëllezërve korçarë, natën e dytë të Këngës Magjike.

Ai i ka drejtuar një mesazh publik edhe Producentit të këtij festivali, Ardit Gjebrea.

Statusi i plotë i Endri Priftit
Nuk e kuptoj, përse përse përse duhet të na dëmtojnë ne. Kemi derdhur djersë gjithë jetën tonë nëpër skena. Ju drejtohem të dashur fansat tanë dhe dashamirësit e muzikës tonë.

Ajo që patë mbrëmë (parmbrëmë) në TV, ata zëra aq lart bazës muzikore, nuk varen nga ne, kjo i përket regjisë dhe personave që merren direkt për transmetimin në TV.

Ne nuk dimë fare se ç’ndodh në TV. Patjetër që do e theksoj, nuk është gabim, nuk është harresë, ata janë profesionistë në atë punë. Do t’i lutesha Z.Ardit Gjebrea, Producentit të këtij festivali kaq madhështor, gjithë ajo punë e madhe me parametra skenografike europiane, një festival që gjen veten çdokush, shumë i dobishëm për prurjen e këngëve të reja, për talentet e rinj, për gjithçka që ka krijuar këtë patentë kaq origjinale, mos lejoj që dikush aty të sabotojë, ose mbase dhe pa dashje, të keqtrajtojë artistin që shkon tek ky festival për të qenë sa më afër me publikun dhe fansat e tyre.

Ky person duhet qortuar, duhet dënuar, duhet vënë para përgjegjësisë për këtë gjë kaq të shëmtuar.

Ne jemi ne, nuk na mundni dot se na keqtrajtuat një këngë. Harrojeni.

Ne na do populli sepse jemi pranë tyre çdo ditë, çdo javë dhe çdo moment gëzimi për ta.

Ne dalim në skenë dhe harrojmë gjithçka kur kapim mikrofonin në dorë.

Ne i jepemi pa doreza publikut tonë, ne derdhim ndjenjë, shpirt, djersë në skenë. Le t’i kthehemi të vërtetës gjithandej, jo vetëm në këngë por kudo në këtë vend.

Të tregojmë pastërti, të tregojmë ndërgjegjen tonë të vërtetë, të mos mashtrojmë popullin, t’i lemë intrigat, të afrohemi ta shikojmë njëri-tjetrin pozitivisht, të krenohemi kur dikush ecën përpara, të japim buzëqeshje të sinqertë kur i buzëqeshim dikujt, mos i themi pallavra dhe mashtrime këtij populli, të tregohemi realistë dhe drejtpërdrejt për gjithçka, të ruajmë fëmijët nga droga dhe prostitucionet, të luftojmë me djersë varfërinë, për të arritur të ndihemi krenarë dhe të vërtetë. Vetëm kështu mundet të arrijmë një Shqipëri europiane. Unë kështu mendoj signiori e sginiorita. Grazzie mille tutti



Imazhe nga Artikulli


Burimi: Lapsi.al | Editor: Redaksia Online | Lexuar 921 here |
Tags:
Ndjesia juaj mbi kėtė artikull!
INDINJUAR
0%
TRISHTUAR
0%
NORMALE
0%
SHQETESUAR
0%
KENAQUR
0%

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Shkruaj Emrin:
Si quhet deti ne jug te shqiperise?(vetem emri). Pergjigju:=Pergjigja eshte: jon
*Nese nuk dini pergjigjen mjafton te vendosni shigjeten e mouse-it tuaj mbi ikonen e pikepyetjes dhe shikoni pergjigjen.
Shkruaj Komentin:
Jeni dakort me artikullin ose ju pelqen ai? PO - JO


Komentet dhe Opinionet tuaja - 0 përsona e pëlqejnë! | 0 përsona nuk e pëlqejnë!
Komento i pari kete artikull!