Warning: A non-numeric value encountered in /web/htdocs/www.veriu.com/home/idx/portali/module_22884db148f0ffb0d830ba431102b0b5/sot/index.php on line 512

Warning: A non-numeric value encountered in /web/htdocs/www.veriu.com/home/idx/portali/module_22884db148f0ffb0d830ba431102b0b5/sot/index.php on line 582

Warning: A non-numeric value encountered in /web/htdocs/www.veriu.com/home/idx/portali/include_d436eb0fd9de10b54a828ce6435f7e81/functions.php on line 1310
Albania Online Sot - DiCaprio mė nė fund ėshtė njė ''Oscar''
Llogaria ime
AOL Portal Sot

Sot->Kinema->DiCaprio mė nė fund ėshtė njė ''Oscar''

DiCaprio mė nė fund ėshtė njė ''Oscar''
Publikuar me: Hėnė, 29 Shkurt 2016 20:32
zoom

Leonardo ka fituar më në fund një çmim Oscar.

Aktori ishte nominuar në kategorinë e aktorit më të mirë protagonist me filmin “The Revenant” dhe mundi konkurrencën e Bryan Cranston (Trumbo), Matt Damon (The Martian), Michael Fassbender (Steve Jobs) dhe Eddie Redmayne (The Danish Girl) për çmimin më të lakmuar në kinematografi.

Edhe pse ishte nominuar gjashtë herë për këtë çmim, 5 nominime si aktor dhe një si producent, aktori me origjinë italiane nuk kishte arritur anjëherë të triumfonte.

Aq sa ironitë dhe talljet në rrjet për këtë fakt ishin bërë të zakonshme.

Pasi ka falenderuar Akademinë OSCAR për çmimin, Leonardo DiCaprio ka falenderuar edhe stafin realizues të filmit për këtë eksperiencë dramatike, ku morri pjesë.

” The Revenant është beteja që njeriu ka çdo ditë me veten dhe mjedisin. Një luftë me të cilën po përballemi çdo ditë, ” ka thënë aktori.

Aktori më i mirë joprotagonist u shpall britaniku Mark Rylance (Bridge of Spies), aktorja më e mirë protagoniste Brie Larson (Room) dhe aktorja më e mirë joprotagoniste Alicia Vikander (The Danish Girl).

Drama e mbështetur në historinë e vërtetë të një ekipi gazetarësh të “Boston Globe”, të cilët ekspozuan një rrjet priftërinjsh pedofilë, ishte surpriza e Academy Awards.

Filmi ku interpretojnë emra të njohur si Mark Ruffalo, Michael Keaton dhe Rachel McAdams rezultoi vetëm në minutat e fundit si fituesi i çmimit të madh, kur deri në ato çaste nuk kishte marrë veçse një statuetë: atë të skenarit më të mirë origjinal.

Kur u ngjit në skenë të tërhiqte çmimin, producenti Michael Sugar tha se shpreson që mesazhi i filmit, heshtja institucionale mbi abuzimet e fëmijëve nuk duhet toleruar, do të kumbojë fort, deri në Vatikan.

Filmi “Mad Max: Fury Road” ishte ai që mori më shumë çmime, plot 6.

Oscar-i për regjisorin më të mirë shkoi për Alejandro G. Inarritu (The Revenant).

Lista e plotë e fituesve:

Filmi më i mirë: Spotlight
Të nominuar: The Big Short, Bridge of Spies, Brooklyn, Mad Max: Fury Road, The Martian, The Revenant dhe Room

Aktori më i mirë: Leonardo DiCaprio (The Revenant)
Të nominuar: Bryan Cranston (Trumbo), Matt Damon (The Martian), Michael Fassbender (Steve Jobs) dhe Eddie Redmayne (The Danish Girl)

Aktorja më e mirë: Brie Larson (Room)
Të nominuara: Cate Blanchett (Carol), Jennifer Lawrence (Joy) Charlotte Rampling (45 Years) dhe Saoirse Ronan (Brooklyn)

Aktori më i mirë joprotagonist: Mark Rylance (Bridge of Spies)
Të nominuar: Christian Bale (The Big Short), Tom Hardy (The Revenant), Mark Ruffalo (Spotlight) dhe Sylvester Stallone (Creed)

Aktorja më e mirë joprotagoniste: Alicia Vikander (The Danish Girl)
Të nominuara: Jennifer Jason Leigh (The Hateful Eight), Rooney Mara (Carol), Rachel McAdams (Spotlight) dhe Kate Winslet (Steve Jobs)

Regjisori më i mirë: Alejandro Inarritu (The Revenant)
Të nominuar: Lenny Abrahamson (Room), Tom McCarthy (Spotlight), Adam McKay (The Big Short) dhe George Miller (Mad Max: Fury Road)

Skenari më i mirë: Spotlight
Të nominuar: Bridge of Spies, Ex Machina, Inside Out dhe Straight Outta Compton

Skenari më i mirë i përshtatur: The Big Short
Të nominuar: Brooklyn, Carol, The Martian dhe Room

Filmi më i mirë i animuar: Inside Out
Të nominuar: Anomalisa, Boy and the World, Shaun the Sheep Movie dhe When Marnie Was There

Filmi më i mirë i huaj: Son of Saul (Hungari)
Të nominuar: Embrace of the Serpent (Kolumbi), Mustang (France), Theeb (Jordani) dhe A War (Danimarkë)

Kinematografia më e mirë: The Revenant
Të nominuar: Carol, The Hateful Eight, Mad Max: Fury Road dhe Sicario

Kostumografia më e mirë: Mad Max: Fury Road
Të nominuar: Carol, Cinderella, The Danish Girl dhe The Revenant

Dokumentari më i mirë: Amy
Të nominuar: Cartel Land, The Look of Silence, What Happened, Miss Simone? dhe Winter on Fire: Ukraine's Fight for Freedom

Montazhi më i mirë: Mad Max: Fury Road
Të nominuar: The Big Short, The Revenant, Spotlight dhe Star Wars: The Force Awakens

Filmi më i mirë i shkurtër: Stutterer
Të nominuar: Ave Maria, Day One, Everything Will Be Okay (Alles Wird Gut) dhe Shok

Kolona zanore më e mirë: Ennio Morricone (The Hateful Eight)
Të nominuar: Bridge of Spies, Carol, Sicario dhe Star Wars: The Force Awakens

Efektet vizuale: Ex Machina
Të nominuar: Mad Max: Fury Road, The Martian, The Revenant dhe Star Wars: The Force Awakens

Filmi: The Renevant
Në vitet 1820, Hugh Glass, një banor i zonave kufitare, pasi i mbijeton sulmit nga nje ari ne pyll dhe i mbijeton nje udhetimi te gjate plot rreziqe ne te ftofte, nis hakmarrjen e tij ndaj atyre që e braktisën duke e menduar të vdekur pasi u sulmua në pyll ariu.



Imazhe nga Artikulli


Burimi: top-channel.tv | Editor: Redaksia Online | Lexuar 840 here |
Tags:
Ndjesia juaj mbi kėtė artikull!
INDINJUAR
0%
TRISHTUAR
0%
NORMALE
0%
SHQETESUAR
0%
KENAQUR
0%

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Shkruaj Emrin:
Kush eshte heroi yne kombetar?(fillon me : sken). Pergjigju:=Pergjigja eshte: skenderbeu
*Nese nuk dini pergjigjen mjafton te vendosni shigjeten e mouse-it tuaj mbi ikonen e pikepyetjes dhe shikoni pergjigjen.
Shkruaj Komentin:
Jeni dakort me artikullin ose ju pelqen ai? PO - JO


Komentet dhe Opinionet tuaja - 0 përsona e pëlqejnë! | 0 përsona nuk e pëlqejnë!
Komento i pari kete artikull!