Warning: A non-numeric value encountered in /web/htdocs/www.veriu.com/home/idx/portali/module_22884db148f0ffb0d830ba431102b0b5/sot/index.php on line 512

Warning: A non-numeric value encountered in /web/htdocs/www.veriu.com/home/idx/portali/module_22884db148f0ffb0d830ba431102b0b5/sot/index.php on line 582

Warning: A non-numeric value encountered in /web/htdocs/www.veriu.com/home/idx/portali/include_d436eb0fd9de10b54a828ce6435f7e81/functions.php on line 1310
Albania Online Sot - ''Biznesi i nuseve'' U premtojnė vajza kundrejt parave, por u japin plaka ose ''dezertore''
Llogaria ime
AOL Portal Sot

Sot->LifeStyle->''Biznesi i nuseve'' U premtojnė vajza kundrejt parave, por u japin plaka ose ''dezertore''

''Biznesi i nuseve'' U premtojnė vajza kundrejt parave, por u japin plaka ose ''dezertore''
Publikuar me: Premte, 14 Prill 2017 20:24
zoom Njė biznes i ri por nė shumė raste mjaft mashtrues, po lulėzon mes rrethinave tė Shkodres dhe disa zonave tė thedha tė Malit tė Zi.

Janė disa meshkuj nga veriu i Malit tė Zi tė cilėt kanė denoncuar kėtė fenomen pasi kanė renė pre e mashtrimeve tė disa ''agjensive'' shqiptaro-malazeze tė cilat u premtojnė nuse beqarėve sllav nė kėmbim tė parave.

Ata nuk dėshirojnė qė t’ju pėrmenden emrat pėr shkak tė turpit, por motivi kryesor qė i janė drejtuar gazetės “Vijesti”, ėshtė se dėshirojnė qė tė paralajmėrojnė tė tjerėt qė tė mos “ngulen” si ata.

Njė i ri nga njė fshat i Rozhajės, pretendon se ka dhėnė 2.500 euro pėr t’u martuar me njė vajzė nga rrethi i Shkodrės, por nuk e ka parė kurrė nusen.

Mė parė, ai tregon se gjithashtu dhe katėr miqtė e tij ishin martuar me shqiptare.

“U treguan si gra, nėna dhe amvise tė mira. Gratė tona nuk dėshirojnė tė jetojnė nė fshat, dhe vendosa ta marrė njė nė Shqipėri. E pėr kėtė duhet “ndėrmjetėsi”, dikush i cili di zakonet, do tė garantojė pėr ju dhe do tė pėrkthejė. Kėshtu arrita deri te njė njeri nga Andrijevica pėr tė cilin mė thanė se merret me kėtė punė disa vjet”, thotė ai.

Beqari Malazez pretendon se “ndėrmjetėsi” i ka kėrkuar 3.000 euro tė cilėt do t’i jepte familjes sė nuses.

“I dhashė 2.500 sepse aq kisha pėr momentin, dhe pjesėn tjetėr ėshtė dashur qė t’i jap pasi tė kryhet puna. Mi tregoi fotografitė e nuseve potenciale. E zgjodha njėrėn dhe u nisėm nė njė fshat afėr Shkodrės. Kur arritėm atje mė treguan njė vajzė krejt tjetėr sepse e zgjedhura ime ishte nė vizitė te tė afėrmit. Ajo ishte shumė e vjetėr dhe me hendikep, kėshtu u morėm vesh qė tė vijmė pėrsėri nė vizitė pas dy javėve. Ndėrkohė “ndėrmjetėsi” mė tha se familja kishte ndėrruar mendje sepse i kam ofenduar, dhe se tė hollat kanė mbetur te ata. Mė kėrkoi para shtesė tė mė njoftojė me njė vajzė tjetėr por kisha humbur besimin te ai”, vazhdon mė tej.

Njė  tjetėr pretendon se ka dhėnė 10.000 euro, por ende nuk ėshtė martuar.

“Mė mashtruan. Tetė herė kam udhėtuar nė Shqipėri. Tani mė duket se ėshtė njė zinxhir i mashtrimit nė tė cilin janė njerėzit tanė dhe shqiptarėt bashkė. Po fitojnė nė fatkeqėsinė e huaj, Zoti i marroftė”, ėshtė shprehur ai.

Ai tregon se arriti tė sjellė shqiptaren deri nė shtėpi pėr tė cilėn ka paguar 3.000 euro.

Pas 17 ditėsh ajo iku, nuk di se si. Besoj se jam mashtruar sepse mė vonė kam dėgjuar se ekzistojnė agjencitė nė Shkodėr, dhe ata marrin njė pjesė tė hollave pėr vajza tė cilat martohen, dhe mė pas ikin”.

Ai thotė se dhe herėn e ardhshme nuk pati fat.

“Shkuam tė marrim vajzėn. I lash 2.000 euro. Kur mbėrrimė nė kufirin shqiptar mė tha se duhet tė kthehet qė tė pėrshėndetet me babėn dhe vėllain, ndėrsa ne tė presim aty, U bė natė, ne u frikuam se mos tė na sulmojė dikush, kėshtu u kthyem nė Mal tė Zi”.

Njė person nga Bijello Polje, viktimė e mashtrimit, thotė se ka menduar qė t’i drejtohet policisė, pasi qė ka mbetur pa 2.000 euro dhe pa nuse, por miqtė e kanė bindur qė mos tė bėjė kėtė, sipas gazetes metro.

“Mė thanė se nė kėtė rast mund tė pėrgjigjem penalisht pėr tregti me njerėz. Mendoj se edhe tė tjerėt nuk lajmėrojnė pėr tė njėjtėn arsye, apo kanė turp nėse kjo merret vesh”, ka thėnė ai.
Ai pretendon se gjithė kursimin ia ka dhėnė bashkėqytetarit Lj. K.

Tregon se si kanė marrė njė nuse nė Shkodėr, por se ajo ėshtė arratisur.

‘Nė kthim u ndalėm nė njė restorant nė Podgoricė pėr drekė. Ajo tha se shkon deri nė tualet dhe iku. Lj. K. e kėrkoi, por nuk mundi ta gjejė. Kuptova se jam mashtruar”, pėrfundon ai.  

Imazhe nga Artikulli


Burimi: panorama.com.al | Editor: Redaksia Online | Lexuar 620 here |
Tags:
Ndjesia juaj mbi kėtė artikull!
INDINJUAR
0%
TRISHTUAR
0%
NORMALE
0%
SHQETESUAR
0%
KENAQUR
0%

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Shkruaj Emrin:
Emri i kryeqytetit te Kosoves?. Pergjigju:=Pergjigja eshte: prishtina
*Nese nuk dini pergjigjen mjafton te vendosni shigjeten e mouse-it tuaj mbi ikonen e pikepyetjes dhe shikoni pergjigjen.
Shkruaj Komentin:
Jeni dakort me artikullin ose ju pelqen ai? PO - JO


Komentet dhe Opinionet tuaja - 0 përsona e pëlqejnë! | 0 përsona nuk e pëlqejnë!
Komento i pari kete artikull!