Televizionet shqiptarė ofrojnė programe fundėrrina si suksese
Publikuar me: Shtunė, 23 Mars 2013 23:59
zoom Cfare eshte "Big Brother"? E quajne nje "Reality show" por a eshte nje shou qe tregon jeten e perditshme dhe realitetin? Sa e gjejne shqiptaret vetveten aty? Cili eshte qellimi i tij? Kulture, zbavitje, njohuri, talent, art, edukim?
Program i suksesshem apo imponim? Pyetjet e mesiperme i ben cdo kush qe lexon nje lajm mbi programin qe vazhdon te ofrohet si ajka e televizionit shqiptare. Ajo qe mban te "mberthyer" mijera shqiptare sepse nuk kane cte shohin ne mbremje. Ky program "realiteti" qe vetem realitet nuk eshte ka ngjallur reagime te ashpra e shpesh here me sharje te renda ne drejtim programacionit ne shume artikuj qe vazhdojne ti bejne jehone me pretekstin se cdo lajm eshte nje mundesi e mire per te mbushur gazeten apo hapesiren televizive. Marr shkas nga publikimi i nje lajmi te publikuar ne balkanweb.com me titulli "3 minuta seks brenda nė shtėpinė e “BB6”" ku komentet e meposhtme ishin vetem denigruese mbi kete program.

Te marresh pjese ne kete program eshte akoma me deshperuese. Te gjithe pjesmarresit e ketij programi nuk kane pasur asnje benefit pervec fituesit qe ka marre nje grusht para. Te tjeret jane kthyer ne vendet e punes ku mepare punonin duke u zhgenjyer nga iluzionet qe programi premton. Programet me te sukseshme jane ato qe trajtojne realitetin ashtu sic eshte. Edhe pse me shtremberime politike, programet qe mund te themi qe kane bere sukses ne shqiperi dhe jashte saj jane ato humoristike si portokalli (top channel), pallati 2xl (vizion plus), investigative - fiks fare (top channel), muzikes qytetare - kenget e shekullit (tv klan), histori interesante shqiptare si - Histori me zhurmues (tv klan).

Lajmi i dites: 2 veta po bejne seks nen vezhgimin e vellait te madh. Kuptimi qe merr ky titull eshte nje incesti familjar qe duhet thote shqiptareve se brenda familjes mund te ndodhe dicka e tille? Kjo me sjell ndermend pedofilet qe jane arrestuar ne tirane keto dite. A nevojitet nje program televiziv qe te na thote se te rinjte shqiptare bejne seks? Apo qe nje personazhe me emrin "Vella i madh" lejon dicka te tille. Epo mire, ky emertim eshte ne menyre figurative por cfare kuptimi ka?

Si perfundim, ky program funderrine dhe denigrues duhet te marre fund ashtu si cka ndodhur ne nje pjese te mire te vendeve te botes. Ne Angli qe eshte mbyllur perfundimisht per shkak se nuk ngjall asnje interes publik dhe nuk shikohej nga askush. Po ashtu edhe ne itali eshte drejt mbylljes sepse nuk merr as 5 perqind te teleshikuesve.
Por un kam shprese se ne trojet shqiptare kosove, shqiperi, maqedoni e mal te zi ky program mund te vazhdoje sepse 90% perqind e femrave jane shtepiake dhe 40% e popullsise jane papune qe do te thote se keta te shkrete jane te denuar ta ndjekin 24 ore ne dite. Prove e suksesit te ketij programi jane se shqiptareve u pelqen te merren me thashetheme dhe numeri i larte i serialeve televizive qe aktualisht jane drejt zhdukjes ne boten perendimore. Nese ben shikues nje serial turk ku personazhet e tyre trajtohen si VIP-a ne shqiperi pse mos te transmetohet "Bigest stupid Brother".
Tags: big brother

Imazhe nga Artikulli


Burimi: aol.al | Editor: Agron Nikaj | Lexuar 6417 here |
Ndjesia juaj mbi kėtė artikull!
INDINJUAR
0%
TRISHTUAR
0%
NORMALE
0%
SHQETESUAR
0%
KENAQUR
100%

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Shkruaj Emrin:
Emri i kryeqytetit te Kosoves?. Pergjigju:=Pergjigja eshte: prishtina
*Nese nuk dini pergjigjen mjafton te vendosni shigjeten e mouse-it tuaj mbi ikonen e pikepyetjes dhe shikoni pergjigjen.
Shkruaj Komentin:
Jeni dakort me artikullin ose ju pelqen ai? PO - JO


Komentet dhe Opinionet tuaja - 0 përsona e pëlqejnë! | 2 përsona nuk e pëlqejnë!

Nuk eshte dakort me artikullin!
bodi - komentuar me: 20 Kor 2016
nje polic kishte hypur ne nje qershi dhe nje kembesor kalon dhe i thote o zoti polic c ben aty lart dhe polici i thote jam duke ngren kumbulla dhe kembesori i thot hajde gomar hajde po ajo esht qershi dhe polici i thot gomar je ti se kumbullat i kam ne xhep😂😂😂😂😂😂😂😉😄😄😄

Nuk eshte dakort me artikullin!
bodi - komentuar me: 20 Kor 2016
nje polic kishte hypur ne nje qershi dhe nje kembesor kalon dhe i thote o zoti polic c ben aty lart dhe polici i thote jam duke ngren kumbulla dhe kembesori i thot hajde gomar hajde po ajo esht qershi dhe polici i thot gomar je ti se kumbullat i kam ne xhep😂😂😂😂😂😂😂😉😄😄😄