Domethėnia e ngjyrave
Publikuar me: Premte, 22 Tetor 2010 17:01
zoom

Ngjyrat dhe psikologjia kanë lidhje me njëra-tjetrën, nga e bardha dhe e kuqja mund të gjendet domethënia që fshihet pas cdo ngjyre.


E kuqja- Nëse e kuqja është ngjyra juaj atëherë fshihni një temperament pasional dhe ndonjëherë paksa agresiv; jeni kurajozë, spontanë, të sigurtë në vetvete. Në alkimi, e kuqja është simboli i Diellit, i njeriut dhe luftës dhe në antikitet përdorej nga luftëtarët për t’u mbrojtur nga zjarri. E kuqja është një ngjyrë terapeutike, sepse stimulon organizmin. Nëse e zgjidhni në veshje, atëherë e kuqja ju bën më të hapur, më pasionalë; adrenalina dhe euforia juaj rritet më shpejt.


Portokallia- Eshtë një ngjyrë që jep energji dhe vitalitet dhe simbolizon diellin e sapolindur dhe rritjen; në kulturën japoneze dhe kineze portokallia lidhet me dashurinë dhe gëzimin kështu që konsiderohet edhe si ngjyrë antidepresive. Nëse e zgjidhni për veshje, atëherë do të thotë se jeni krijues, të vendosur dhe nuk keni probleme për të arritur suksesin. Ashtu sikurse të gjitha ngjyrat e gjalla prodhon humor të mirë për ata që e shohin. I shkon shumë femrave brune dhe atyre me lëkurë të zeshkët, për të gjithë të tjerat është e ndaluar!


E verdha- Nëse ju pëlqen e verdha, atëherë do të thotë se jeni të gëzuar, e doni jetën dhe ndiheni mirë me veten tuaj; kjo ngjyrë është e lidhur me sensin e identitetit me kapacitetet vetjake për të patur raporte me të tjerët. E verdha tregon personalitet të fortë dhe të drejtë, por edhe dëshirën për të ndryshuar dhe për të përqafuar të rejat. Përfaqëson dritën e diellit, arin dhe rritjen. Stimulon vëmendjen, rrit përqendrimin dhe energjinë muskulare.E vështirë për ta përdorur në veshje, sepse kërkon një fizik të tonifikuar, lëkurë të nxirë, ndaj më mirë është ta përdorni atë në verë.

Jeshilja
- Eshtë ngjyra e natyrës e ekuilibrit energjitik, qetësuese, freskuese. Për budistët jeshilja përfaqëson jetën dhe konsiderohet si dizintoksikuese për organizmin. U shkon shumë bjondeve me lëkurë të celët, e po ashtu edhe femrave brune apo me flokë të kuqe, me disa rezerva.


Bluja- Simbolizon harmoninë, të vërtetën, qëndrueshmërinë dhe intelektin; është një ngjyrë e ftohtë dhe ndihmon qetësimin e plotë dhe në përqendrimin e fortë mendor. Për fuqinë e saj qetësuese është shumë e mirë në rast stresi, nervozizmi, ankthi, pagjumësie dhe irritimi. Nëse ju pëlqen ta vishni shpesh do të thotë se jeni një person i rezervuar dhe diskret, por gjithnjë i vëmendshëm për stimujt dhe personat që të rrethojnë; ju pëlqen që të qëndroni i distancuar nga situatat kaotike dhe të viheni në provë për gjëra të rëndësishme. Të zgjuar dhe të kujdesshëm, mund të jeni miq të mirë me të tjerët.


Lejla- Sinonim i devocionit për besimin; vjollca arrin të influencojë në sistemin nervor dhe nuk këshillohet në rast ankthi dhe depresioni sepse evokon një lloj nostalgjie.E lindur nga bashkimi i të kuqes me blunë, kjo ngjyrë shpreh disi karakteristikat e tyre: sensualitet dhe spiritualitet. Ndalohet të përdoret nga femrat me flokë të kuq, duket bukur te bjondet dhe brunet, sidomos në raste formale.



Kafja
-Kjo është ngjyra e tokës dhe e drurit, ndaj lidhet me forcën, durimin në situata me emotivitet të lartë. Nëse e zgjidhni, atëherë jeni kokëfortë dhe ambiciozë, ju pëlqen të zhvilloni lidhje të thella dhe jeni të qëndrueshëm për familjen dhe traditat e së kaluarës. E vështirë të përdoret në veshje, sepse ju jep disa vite më shumë në moshë, i shkon bjondeve sepse i jep një ton të ngrohtë, dhe u rri mirë edhe atyre femrave me flokë gështenjë.


E zeza- Përfaqëson boshllëkun, errësirën, dhimbjen, anulimin e cdo emocioni dhe konkluzionin mbi asgjënë; e zeza është një ngjyrë e ashpër e lidhur me fuqinë dhe autoritetin. Nuk këshillohet në raste trishtimi dhe depresioni, sepse mund të ndikojë te humori dhe dhuron gjithnjë një mister të thellë dhe sensual. Megjithatë në veshje është shumë e përdorur sepse tregon gjithnjë elegancë dhe hijeshi, si dhe shkon më të gjitha ngjyrat e tjera.


E bardha- Përfaqëson pastërtinë, pafajësinë dhe freskinë, qartëson idetë dhe favorizon meditimin. E bardha përmbledh në vete të gjithë ngjyrat dhe për këtë simbolikisht përdoret për të shoqëruar pasazhe të ndryshme në jetë: në perëndim është ngjyra e martesës, ndërsa në lindje e funeraleve. Bashkë me të zezën përfaqëson dualitetin, gjërat e kundërta, të mirën dhe të keqen dhe ashtu si e zeza u shkon edhe bjondeve edhe bruneve. Nëse e zgjidhni për veshje, kjo do të thotë se jeni të sinqertë dhe ju pëlqen ta shihni botën të paqtë dhe të thjeshtë.


Tags:

Burimi: ShqipMedia | Editor: ANTONIKAJ | Lexuar 11167 here |
Ndjesia juaj mbi kėtė artikull!
INDINJUAR
6%
TRISHTUAR
13%
NORMALE
69%
SHQETESUAR
0%
KENAQUR
13%

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Shkruaj Emrin:
Emri i kryeqytetit te Kosoves?. Pergjigju:=Pergjigja eshte: prishtina
*Nese nuk dini pergjigjen mjafton te vendosni shigjeten e mouse-it tuaj mbi ikonen e pikepyetjes dhe shikoni pergjigjen.
Shkruaj Komentin:
Jeni dakort me artikullin ose ju pelqen ai? PO - JO


Komentet dhe Opinionet tuaja - 5 përsona e pëlqejnë! | 0 përsona nuk e pëlqejnë!

Eshte dakort me artikullin!
agli - komentuar me: 20 Pri 2016
♥♥♥lejla♥♥♥

Eshte dakort me artikullin!
mili - komentuar me: 20 Pri 2016
Kot fare

Eshte dakort me artikullin!
shkumbibni - komentuar me: 21 Dhj 2014
mu em pelqen nggjyra e kuqe

Eshte dakort me artikullin!
era - komentuar me: 25 Kor 2013

Nuk i intereson ky artikull!
asa - komentuar me: 01 Qer 2013

Eshte dakort me artikullin!
meli - komentuar me: 22 Pri 2013
shume te bukura