Llogaria ime
AOL Portal Sot

Sot->Blog->Dallimi mes meshkujve dhe femrave

Dallimi mes meshkujve dhe femrave
Publikuar me: Martė, 13 Korrik 2010 22:46
zoom

Kanë lindur për të plotësuar njëri- tjetrin… Janë, sa të njëjtë në ndjenja e përjetime, aq edhe të ndryshëm në fizik e sjellje. Është një “mur” gjigant ai i ndasive midis dy sekseve.


Duke filluar nga ndryshimet në erën e trupit, për të përfunduar tek ndryshimet në frymëmarrje. Ndryshime, jo vetëm fiziologjike, por edhe anatomike. Çfarë i bën të ndryshëm 2 shtyllat mbi të cilat është ngritur njerëzimi? Zbulojini në vijim të këtij shkrimi, 26 veçantitë që bëjnë diferencën…
Era e trupit
Era e trupit të meshkujve është shumë më ngacmuese sesa e femrave
Agresiviteti
Meshkujt janë më agresivë, apo më të prirur për të përdorur fuqinë fizike. Burim i kësaj, është hormoni i testosteronit. Ndërkaq, femrat, kundër këtij faktori luftojnë dhe kundërvihen me fjalë
Sporti
Në aspektin sportiv, meshkujt janë më të shpejtë sesa femrat, ndërkaq femrat janë më të durueshme se meshkujt
Gjaku
Te meshkujt ka 4.5 litra gjak, te femrat 3.6 litra. Tensioni i meshkujve është më i lartë se i femrave 140/88, te femrat 130/88
AIDS
Nga katër të sëmurë me AIDS, vetëm një është femër, ndërsa tre meshkuj
Noti
Shkaku i posedimit të shtresës dhjamore nën lëkurë, i bëjnë ato notuese më të shkathëta se meshkujt
Krizat
Te femrat sindromat gjatë menopauzës zakonisht shfaqen me temperaturë, pagjumësi, shtim në peshë, djersitje gjatë natës dhe tharje të vaginës, ndërsa te meshkujt gjatë fazës së andropauzës, nuk ndodh pothuajse asnjë ndryshim i dukshëm
Nxehtësia e trupit
Nxehtësia e trupit te meshkujt është më e madhe se sa te femrat, ndërsa sasia e ujit që mbulon trupin e mashkullit është 60-70%, tek femrat uji zë 50-60%
Organet gjenitale
Organet gjenitale te meshkujt gjenden jashtë dhe janë më të ekspozuara ndaj lëndimeve, ndërsa te femrat organet janë të fshehura dhe janë më të mbrojtura
Skeleti
Krahët, duart dhe këmbët te meshkujt janë më të gjatë. Eshtrat i ka më të rënda dhe ndien më shumë dhembje. Ndërkaq, eshtrat e ijëve te femrat janë më të gjera
Telat e zërit
Te femrat, telat e zërit janë më të shkurtër, dhe për këtë zërin e kanë më të hollë e të mprehtë
Organet e ndijimit
Shqisat e dëgjimit dhe nuhatjes te femrat janë më të forta sesa te meshkujt. Meshkujt janë më të ndjeshëm ndaj të nxehtit. Për sa i përket syrit, mashkulli është më i saktë në ndarjen e detajeve sesa femra
Harxhimi i energjisë
Mashkulli në kushte pasive harxhon 39.5 kalori, femrat 37 kalori. Nevojat ditore të mashkullit për kalori janë 2700, për femrat 2000
Yndyra
Yndyra te meshkujt gjendet pothuajse përgjysmë sa gjendet te femrat. Te femrat yndyra gjendet rreth 3.5 kg më shumë se te meshkujt. Yndyra tek meshkujt grumbullohet në bark, ndërsa te femrat ajo mblidhet në kofshë e bark etj
Sëmundjet
Meshkujt gjatë jetës sëmuren rreth 40 ditë më shumë se femrat
Flokët
Flokët e femrës janë më të shpeshta dhe më të forta se të meshkujve. Rrënja e flokëve te femrat është më e thellë, 2 milimetra dhe për këtë ato bien më ngadalë se te meshkujt
Lëkura
Meshkujt kanë 1.8 metra katrorë lëkurë, ndërsa femrat 1.6 metra katrorë. Lëkura e femrave është më e hollë dhe më e thatë, dhe për këtë arsye është më e ndjeshme
Masturbimi
Rreth 92% e meshkujve masturbohen, ndërsa femrat rreth 62%
Ushqimi
Për sa i përket peshës së njëjtë të meshkujve dhe femrave, meshkujt kanë më shumë nevojë për ushqim, sepse metabolizmi i meshkujve punon më shpejt
Vajtimi
Femrat qajnë më shumë se meshkujt, 5 herë, zakonisht ndërmjet orës 19:00-22:00
Rrahjet e zemrës
Zemra e meshkujve është më e madhe se e femrave, por dhe rrahjet i ka më të vogla, në minutë zemra e mashkullit rreh 72 herë, ndërkaq zemra e femrave rreh 80 herë në minutë
Plakja
Meshkujt plaken më shpejt se femrat. Një femër 55-vjeçare posedon 90% të fuqisë së trupit së saj, kurse meshkujt 70%. Sistemi i qarkullimit të gjakut te një mashkull 35-vjeçar është e njëjtë me një femër 50-vjeçare. Pika e dobët te femrat është lëkura, e cila është më e hollë. Femrat faktin dhe procesin e plakjes e pranojnë shumë më lehtë se meshkujt
Puberteti
Faza e pubertetit te meshkujt sillet në moshën 10-15, ndërsa te femrat 9-14
Jetëgjatësia
Meshkujt jetojnë mesatarisht 71.5, femrat 78 vjet
Përmasat e trupit
Një mashkull mesatarisht është i gjatë 175 cm dhe 73.5 kg, dimensioni i gjoksit 98.5, beli 80.4 cm. Te femrat mesatarja është: gjatësia 160 cm dhe 61.2 kg, gjoksi 90.1, beli 74.3 cm
“Molla e Adamit”
“Molla e Adamit” është karakteristikë vetëm te meshkujt
Frymëmarrja
Meshkujt në minutë marrin rreth 16 herë frymë, femrat marrin rreth 20-22 herë në minutë. Ndërkaq, sasia e thithjes së oksigjenit në ditë, e të dy gjinive është e njëjtë, 12000 litra oksigjen



Burimi: G.Standart | Editor: ANTONIKAJ | Lexuar 3081 here |
Tags:
Ndjesia juaj mbi kėtė artikull!
INDINJUAR
0%
TRISHTUAR
0%
NORMALE
100%
SHQETESUAR
0%
KENAQUR
0%

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Shkruaj Emrin:
Kush eshte heroi yne kombetar?(fillon me : sken). Pergjigju:=Pergjigja eshte: skenderbeu
*Nese nuk dini pergjigjen mjafton te vendosni shigjeten e mouse-it tuaj mbi ikonen e pikepyetjes dhe shikoni pergjigjen.
Shkruaj Komentin:
Jeni dakort me artikullin ose ju pelqen ai? PO - JO


Komentet dhe Opinionet tuaja - 0 përsona e pëlqejnë! | 1 përsona nuk e pëlqejnë!

Nuk eshte dakort me artikullin!
ohohjjiuh - komentuar me: 01 Qer 2016