Warning: A non-numeric value encountered in /web/htdocs/www.veriu.com/home/idx/portali/include_d436eb0fd9de10b54a828ce6435f7e81/functions.php on line 1310
Albania Online Shėndeti - Virusi HIV, del nė shitje aparati i vetėtestimit
Llogaria ime
AOL Portal Shėndeti

Marrëdhëniet seksuale të pambrojtura shpesh bëhen burim i përhapjes së virusit HIV, plagës më të madhe të shekullit XX, shkaktar për sëmundjen e SIDA-s.

Në Britaninë e Madhe vlerësohet se rreth 25 000 vetë nuk e dinë që janë mbartës të virusit, çka i bën ata rrezik për shoqërinë.

Prej ditës së hënë, në Mbreterine e Bashkuar ka dalë në shitje një aparat me anet te të cilit njerëzit mund të vetëtestohen ne çast nëse janë ose jo mbartës të virusit HIV,.

Kjo shpikje pritet të rrisë ndjeshëm numrin e personave që do të bëhen më të ndërgjegjshëm për sëmundjen dhe pasojat e saj.

Pajisja e quajtur BioSure teston antitrupat e gjakut tuaj nga vetëm pak pika të mbledhura nga një gisht i dorës dhe të jep rezultatin brenda 15 minutave, që sipas krijuesve është 99,7% i saktë.

SIDA është një sëmundje e menaxhueshme në ditët e sotme nëse zbulohet herët, por nëse virusi lihet pas dore, atëherë mund të ulë ndjeshëm jetëgjatësinë e personit të prekur

“Besoj se shumicën e njerëzve që kanë virusin HIV i pengojnë tri gjëra për të mos e zbuluar: mungesa e informacionit, paragjykimi dhe vetëbesimi i tepruar.

Shumë njerëz mendojnë se SIDA është sëmundje vetëm e personave gay dhe se atyre nuk do t’i ndodhë kurrë”, thotë Pol Fleming, përfaqësues i organziatës bamirëse “HIV Positive”.

Sipas tij, ky test shtëpiak do të ndihmojë mjaft në uljen e numrit të personave të padiagnostikuar me virusin, megjithatë ai ngre shqetësimin e reagimit që mund të ketë një person në shtëpi, i vetëm pasi zbulon që është mbartës i virusit HIV, edhe pse kompania BioSure rekomandon një vizitë urgjente te mjeku në këtë rast.



Tags:
Lexuar 1312 here / Marre nga oranews.tv
Vlerësimi: 11 - Mesatarja:

Vleresimi maksimal 5: 1 2 3 4 5

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Shkruaj Emrin:
Si quhet deti ne jug te shqiperise?(vetem emri). Pergjigju:=Pergjigja eshte: jon
*Nese nuk dini pergjigjen mjafton te vendosni shigjeten e mouse-it tuaj mbi ikonen e pikepyetjes dhe shikoni pergjigjen.
Shkruaj Komentin:
Jeni dakort me artikullin ose ju pelqen ai? PO - JO


Komentet dhe Opinionet tuaja - 0 përsona e pëlqejnë! | 0 përsona nuk e pëlqejnë!
Komento i pari kete artikull!

Dėrgo njė pyetje tek: SHENDETI
Titulli i pyetjes:


Emri: Email:

Pershkruani me detaje pyetjen:


Pyetjet e bėra nga Vizitorėt
Si mund ta rris penisin
Nga: erdi me date: 09 Dhj 2017
A ban nji tem per inhalime
Nga: linidi me date: 21 Nen 2017
Mendoni qe eshte e vertete?
Nga: anan me date: 19 Kor 2017
Varesia
Nga: ami me date: 07 Pri 2017
Pyetje per shendetin.
Nga: Landi me date: 07 Nen 2016
si te zbardhojme dhembet?
Nga: hhgkjkdt me date: 22 Shk 2014
perse mbushen janiket me fryme
Nga: makfire me date: 19 Shk 2014
zvoglimi i gjoksit
Nga: Altina me date: 09 Dhj 2013
Simtoma e enjtjes
Nga: Enid me date: 25 Nen 2013
menstruacionet
Nga: pa emer me date: 04 Nen 2013