Warning: A non-numeric value encountered in /web/htdocs/www.veriu.com/home/idx/portali/include_d436eb0fd9de10b54a828ce6435f7e81/functions.php on line 1310
Albania Online Shėndeti - Apokalipsi antibiotik
Llogaria ime
AOL Portal Shėndeti

Një e ardhme e tmerrshme mund të jetë në horizont, një e ardhme e cila i rrëmben nga dora mjekëve një nga mjetet më të rëndësishme në historinë e mjekësisë

Nga James Gallagher, BBC

Një e prerë e vogël në gisht mund të bëjë që ju të luftoni për të jetuar.

Fati mund të luajë një rol më të madh në të ardhmen se ç’mund të luajë çdo mjek.

Edhe operacionet më bazike si heqja e apendesitit mund të bëhen vdekjeprurës.

Trajtimi i kancerit dhe transplanti i organeve mund t’ju vrasë.

Lindja e fëmijëve do jetë sërish një moment vdekjeprurës në jetën e femrave.

Është një e ardhme pa antibiotikë.

Kjo që po lexoni mund të duket si një skenar filmash, por ekziston frika e vërtetë se bota po shkon drejt një ere post-antibiotike.

Organizata Botërorë e Shëndetësisë ka paralajmëruar se shumë infeksione të zakonshme nuk do mund të kurohen dhe sërish do vrasin të pashqetësuara.

Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve në SHBA ka theksuar urgjencën e “makthit bakter”.

Ndërsa shefja kryesore e mjekëve në Angli, profesoresha Dame Salle Davies ka hequr paralele me apokalipsin.

Antibiotikët mund të vrasin bakteret, por ato janë armiq të tmerrshëm.

Sapo nisim t’i trajtojmë me një ilaç të ri, ata gjejnë mënyrën për të mbijetuar.

Duhen ilaçe të reja dhe ata sërish gjejnë mënyrën për të mbijetuar.

Për sa kohë që vijnë ilaçe të reja, rezistenca nuk është problem.

Por nuk është zbuluar një klasë e re antibiotikësh që prej vitit 1980.

Tashmë kjo është një luftë dhe ne jemi në rrezikun e madhe të humbjes.

Antibiotikët përdoren shumë më tepër nga sa mendoni ju dhe një botë pa antiobiotikë do ishte më shumë se e rrezikshme.

Ato trajtojnë infeksione vdekjeprurëse si tuberkulozi, por roli i tyre në mjekësi është shumë më i gjerë.

Operacionet që përfshijnë prerjen e pjesëve të trupit janë të ekspozuara ndaj rrezikut të infeksionit.

Antibiotikët përpara dhe pas operacionit bëjnë të mundur që mjekët të performojnë në një fushë që do ishte fatale dikur.

Edhe kurat për kancerin dëmtojnë sistemin imunitar. Antibiotikët ndihmojmë për të shtuar aftësitë vetëmbrojtëse të trupit.

“Është një e ardhme e zymtë, mendoj se shumë operacione do jenë të kërcënuara,” thotë profesor Richard James nga Universiteti i Notingam.

“U tregoj studentëve foto të njerëzve që kuroheshin për tuberkuloz në Londër- thjesht disa krevatë jashtë spitalit, jetoje ose vdisje- i vetmi trajtim ishte ajri i pastër”.

Dhe kjo do të ndodhë në të ardhmen nëse nuk ka më ilaçe për tuberkulozin.

Pra gjithçka lidhet me të ardhmen?

“Në laboratorin tim shohim gjithmonë e më shumë baktere rezistente nga viti në viti,” thotë profesor Neil Woodford.

Ai thotë se shumica e rasteve janë rezistentë ndaj ilaçeve, por ka disa raste të pakta, kur asnjë antibiotik nuk i prek.

Ka ende shumë pikëpyetje për mjekët që japin antibiotikë edhe për infeksione të tilla si i ftohti i zakonshëm- antibiotikët nuk bëjnë asgjë kundër viruseve.

Europa e ka ndaluar përdorimin e antibiotikëve për të rritur bagëtitë pasi kjo kontribuon në shtimin e rezistencës.

Por kjo mbetet një praktikë e zakonshme në shumë vende të botës dhe ka një çështje të ngjashme me fermat e peshkut.

Profesoresha Laura Piddock, nga grupi Aksioni Antibiotik, thotë: “Këto janë ilaçe të vlefshme dhe duhen përdorur me kujdes”.

Disa njerëz sugjerojnë se antibiotikët duhet të jenë më të shtrenjtë- diçka si ilaçet e kancerit- në mënyrë që të përdoren siç duhet.

Një skenar apokaliptik është në horizont, por kjo nuk do të thotë se do ndodhë.

Fokusi është vendosur në gjetjen e antibiotikëve të rinj dhe atyre që mund të funksionojnë sërish në mënyrë efektive.

Por sërish problemet në shoqëri do jenë të mëdha.

Profesoresha Piddock thotë: “Sa herë që nuk e kurojmë dot një infeksion, një pacient shpenzon më shumë kohë në spital dhe kjo ka ndikim ekonomik në edukim ose në punë”.

“Pasojat janë shumë të rënda, kjo është në fakt diçka që njerëzit nuk e kanë kuptuar fare”.


Imazhe nga Artikulli



Tags:
Lexuar 1346 here / Marre nga mapo.al
Vlerësimi: 17 - Mesatarja:

Vleresimi maksimal 5: 1 2 3 4 5

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Shkruaj Emrin:
Kush eshte heroi yne kombetar?(fillon me : sken). Pergjigju:=Pergjigja eshte: skenderbeu
*Nese nuk dini pergjigjen mjafton te vendosni shigjeten e mouse-it tuaj mbi ikonen e pikepyetjes dhe shikoni pergjigjen.
Shkruaj Komentin:
Jeni dakort me artikullin ose ju pelqen ai? PO - JO


Komentet dhe Opinionet tuaja - 0 përsona e pëlqejnë! | 0 përsona nuk e pëlqejnë!
Komento i pari kete artikull!

Dėrgo njė pyetje tek: SHENDETI
Titulli i pyetjes:


Emri: Email:

Pershkruani me detaje pyetjen:


Pyetjet e bėra nga Vizitorėt
Si mund ta rris penisin
Nga: erdi me date: 09 Dhj 2017
A ban nji tem per inhalime
Nga: linidi me date: 21 Nen 2017
Mendoni qe eshte e vertete?
Nga: anan me date: 19 Kor 2017
Varesia
Nga: ami me date: 07 Pri 2017
Pyetje per shendetin.
Nga: Landi me date: 07 Nen 2016
si te zbardhojme dhembet?
Nga: hhgkjkdt me date: 22 Shk 2014
perse mbushen janiket me fryme
Nga: makfire me date: 19 Shk 2014
zvoglimi i gjoksit
Nga: Altina me date: 09 Dhj 2013
Simtoma e enjtjes
Nga: Enid me date: 25 Nen 2013
menstruacionet
Nga: pa emer me date: 04 Nen 2013