Llogaria ime
AOL Portal Lajme
Zyrtari i SHBA nė Tiranė/ Yee: Respektojmė bojkotin e PD, por dyshojmė tek arsyet

Partia Demokratike ka marrė njė tjetėr goditje tė rėndė nga faktori ndėrkombėtarė dhe mbase vendimtare pėr fatet e kauzės sė saj sa i pėrket zgjedhjeve tė 18 qershorit.

Zyrtari i SHBA Hoyt Brian Yee i cili ndodhet ne vendin tone per takime me lideret kryesore politike ne lidhje me ngercin e krijuar, ka deklaruar sot ne nje takim te mbajtur me gazetaret se zgjedhjet mund te mbahen edhe pa opozitėn nė 18 qershor.

Sipas Yee, “nėse disa parti pėrjashtojnė veten, dėmtojnė veten.

Partitė dėmtojnė imazhin e vendit dhe investimet.

Ėshtė e drejta e partive pėr tė mos marrė pjesė nė zgjedhje”.

Ai ka dhene edhe nje mesazh te rendesishem ne lidhje me rezultatin e zgjedhjeve.

“Nėse zgjedhjet certifikohen tė rregullta, do i njohim”, tha ai.

Teksa ka zbuluar edhe nje pjese te takimit me Ramen: “Rama i hapur pėr negociata, ka pranuar propozimet. Ne mbėshtesim platformėn e McAllister”.

“Shtetet e Bashkuara mbėshtesin paketėn “McAllister” dhe do tė ishte nė pėlqimin e saj sikur palėt tė gjenin njė marrėveshje mbi kėtė paketė”, tha Hoyt Brian Yee gjatė takimit me gazetarėt.

DISKUTIMI I PLOTE

Pyetje: Deri tani Z. Yee, keni takuar Z. Rama, Z. Meta dhe mė pas Z. Basha. A keni njė plan politik pėr krizėn? Nėse dėshton dhe opozita vazhdon tė bojkotojė zgjedhjet, a do t’i njihni zgjedhjet? Po sikur gjėrat tė precipitojnė nė dhunė e pėrplasje?

ZV.NS Yee: Sė pari, mė lejoni tė shpjegoj qėllimin tim kėtu sot. Pas dy vitesh qėndrimi jashtė, qėllimi ėshtė tė takohem me anėtarė tė qeverisė dhe shoqėrisė civile, pėrfshi ju, pėr tė kuptuar mė mirė situatėn. Ky ėshtė qėllimi im i parė. Sė dyti, ėshtė pėr tė riafirmuar politikėn e SHBA nė rajon dhe nė Shqipėri specifikisht, e cila pėr ta thėnė shumė thjesht, nuk ka ndryshuar nė thelb, nuk ka ndryshuar. Politika e SHBA nė Ballkan vazhdon nė pėrkushtimin pėr t’i ndihmuar vendet e rajonit tė integrohen me pjesėn tjetėr tė Europės, me institucionet euro-atlantike, pėr t’u bėrė mė demokratike, mė tė qėndrueshme dhe mė tė begata. Nė lidhje me pyetjet tuaja mė specifikisht, besojmė se ėshtė shumė e rėndėsishme nė cilėndo demokraci qė zgjedhjet tė zhvillohen.

Ėshtė njė parim bazė i demokracisė qė njerėzit duhet tė zgjedhin udhėheqėsit e tyre. Mendoj se ashtu si qytetarėt nė Shqipėri edhe ne kemi qenė shumė tė kėnaqur qė kemi parė nė tri zgjedhjet e fundit transferim shumė paqėsor tė pushtetit dhe partia apo partitė qė nuk kanė qenė tė suksesshme nė zgjedhje i kanė pranuar rezultatet dhe kjo ėshtė shenjė e njė demokracie tė pjekur dhe tė shėndetshme; dhe kjo ėshtė ajo qė shpresojmė se do tė ndodhė edhe nga kėto zgjedhje dhe ato tė ardhshme, siēndodh nė tė tjera demokraci europiane.

Unė sigurisht do tė pėrpiqem tė kuptoj pikėpamjet e ndryshme lidhur me problemin, mosmarrėveshjen e tanishme zgjedhore dhe do tė pėrcjell atė qė Ambasadori Lu dhe ekipi i tij kanė pėrcjellė, se sipas pikėpamjes sonė, zgjedhjet janė mė tė mira kur kanė pjesėmarrjen mė tė gjerė tė mundshme tė partive politike, sepse populli i njė vendi duhet tė pėrfaqėsohet nė qeveri. Pėr tė qenė tė pėrfaqėsuar, duhet tė ketė njė pjesėmarrje tė gjerė, jo tė njė partie, por tė shumė partive. Sė treti, besojmė se nėse disa parti e pėrjashtojnė veten ose janė jashtė zgjedhjeve, kjo dėmton jo vetėm vendin dhe institucionet e tij, por edhe imazhin e vendit jashtė, pikė sė pari nė Europė. Meqenėse Shqipėria po pėpiqet tė hyjė nė BE, ėshtė me shumė rėndėsi qė Shqipėria tė vazhdojė tė demonstrojė se ėshtė njė demokraci e qėndrueshme, funksionale, njė demokraci pėrfshirėse. Edhe pėr investitorėt e huaj ėshtė shumė e rėndėsishme tė shohin se ka njė demokraci funksionale, tė qėndrueshme, tė parashikueshme, ku investimet janė tė sigurta.

Pyetje: Pra, do t’i njihni rezultatet?

ZV.NS Yee: Fokusi kryesor i mesazhit tim ėshtė se zgjedhjet duhet tė jenė pėrfshirėse; duhet tė pėrfshijnė sa mė shumė parti qė tė jetė e mundur. Nėse partitė vendosin tė mos marrin pjesė nė zgjedhje, ėshtė e drejta e tyre pėr tė mos marrė pjesė. Megjithėse ne do ngrinim pyetjen nėse kjo do ishte diēka e menēur, ne nuk ngremė pyetje pėr tė drejtėn e tyre pėr ta pėrjashtuar veten. Dhe, nėse kjo ndodh dhe nėse kushtet vlerėsohen nga Komisioni i Zgjedhjeve, vėzhguesit vendas, OSBE, vėzhgues tė tjerė tė huaj, pėrfshi Shtetet e Bashkuara dhe vendet europiane qė do tė dėrgojnė vėzhgues…

Nėse vlerėsohet si zgjedhje tė besueshme, atėherė ne do t’i njohim rezultatet, edhe nėse disa parti vendosin tė mos marrin pjesė. Pėrsėris, do ta shihnim si diēka tė pafat, pikė sė pari pėr vetė partitė qė nuk marrin pjesė, por edhe pėr vendin. Dhe, pėr sa i pėrket dhunės, e dini se keni dėgjuar qė Ambasadori Lu ka thėnė tė njėjtėn gjė, qė ne besojmė se dhuna nuk ėshtė pjesė, nuk ka vend nė procesin demokratik. Mbėshtesim shprehjen paqėsore tė pikėpamjeve, demonstrimet paqėsore, edhe protestat paqėsore, por ne refuzojmė absolutisht pėrdorimin e dhunės pėr qėllime politike.

Pyetje: A ka njė ofertė konkrete, njė ofertė teknike, tė cilėn udhėheqėsit politikė duhet ta zbatojnė pėr t’i dhėnė fund krizės?

ZV.NS Yee: Besojmė se vendimi duhet tė jetė i udhėheqėsve politikė. Vetė partitė do duhet tė bien dakord pėr kushtet e duhura pėr zgjedhje, nėse do tė ketė njė marrėveshje, njė kompromis qė do t’i lejonte partitė tė merrnin pjesė dhe shpresojmė qė do tė ketė njė marrėveshje tė tillė nė mėnyrė qė partitė tė marrin pjesė. Ekziston tashmė njė propozim qė u paraqit, u ofrua nga anėtarėt e Parlamentit Europian, Z. Fleckenstein dhe Z. McAllister. Siē e dini, ne e mbėshtesim atė. Mendojmė se ėshtė njė propozim i ndershėm dhe shpresojmė qė partitė do ta pranojnė si mjet pėr tė arritur njė marrėveshje pėr tė mundur qė tė marrin pjesė nė zgjedhje.

Pyetje: Tė dy partitė, Partia Demokratike dhe Partia Socialiste, kanė vendosur njė vijė tė kuqe tek qeveria teknike. Cila ėshtė vija e kuqe qė do vendosė pėr ta SHBA nė mėnyrė qė tė gjendet njė zgjidhje?

ZV.NS Yee: Nė kėtė proces nuk ka njė vijė tė kuqe amerikane ashtu siē nuk ka njė plan amerikan. Mendoj se ka kufizime praktike tė cilat partitė duhet t’i trajtojnė. Pikė sė pari, ēfarė ėshtė e mundur tė pranojė partia, ose partitė e tjera. Ēdo kompromis, ēdo marrėveshje do kėrkojė qė tė gjitha palėt tė bien dakord. Dhe ka pak gjasa qė qeveria pėr shembull tė pranojė njė vonesė tė pafund tė zgjedhjeve. Por mendoj se ajo qė ka rėndėsi kėtu ėshtė qė tė ketė bisedė serioze mes partive. Dimė qė ka pasur dialog pėr njėfarė kohe tashmė, dhe thkesoj se besojmė qė koha po mbaron; qė koha pėr tė arritur njė marrėveshje, nėse do tė ketė njė marrėveshje, ėshtė shumė e kufizuar. Dhe, siē ka thėnė Komisioneri Hahn i Komisionit Europian, nėse nuk mund tė ketė marrėveshje, atėhere komuniteti ndėrkombėtar do tė jetė nė gjendje t’i pranojė zgjedhjet e 18 qershorit. Do t’i pranojmė zgjedhjet nėse nuk ka njė marrėveshje. Do t’i shohim zgjedhjet si tė vlefshme edhe nėse opozita nuk merr pjesė. Dhe pėrgjigja pėr kėtė ėshtė “po,” me kusht qė kushtet duhet tė jenė tė pranueshme dhe kjo do tė vendoset pasi zgjedhjet tė zhvillohen nga vėzhguesit, pėrfshi vėzhguesit e OSBE dhe tė tjerė vėzhgues ndėrkombėtarė. Por, sigurisht shpresojmė se do tė ketė njė marrėveshje.

Pyetje: A keni shpresė se do tė ketė njė marrėveshje?

ZV.NS Yee: Po. Jemi diplomatė profesionistė, jemi gjithnjė optimistė.

Pyetje: Sa?

ZV.NS Yee: Jemi gjithnjė optimistė se partitė do veprojnė sipas interesave mė tė mira tė tyre. Ashtu si vendet veprojnė nė interesin e tyre. Dhe besojmė vėrtet se ėshtė nė interesin e tė gjitha partive pėr tė marrė pjesė, pėr t’u angazhuar, jo pėr tė qenė jashtė – jo pėr ta nxjerrė veten jashtė. Nė vende tė tjera ku po shohin mundėsinė e bojkotit, kam cituar presidentin tonėTheodore Roosevelt qė tha, “Udhėheqėsit e guximshėm janė ata qė janė brenda arenės, ata qė qėndrojnė nė arenė, jo ata qė ulen mėnjanė si spektatorė apo kritikė.” Dhe kjo ėshtė veēanėrisht e vėrtetė nė demokracitė nė tranzicion, qė kanė nevojė pėr pjesėmarrjen e tė gjithė udhėheqėsve tė tyre, tė tė gjithė pėrfaqėsuesve tė tyre, tė gjithė njerėzve me ide tė mira dhe qėllime tė mira. Shqipėrisė nuk mund t’ia lejojė vetes, sipas nesh, qė njė parti e rėndėsishme tė rrijė mėnjanė, tė mos kontribuojė pėr punėn e njė prej institucioneve mė tė rėndėsishme, qė ėshtė parlamenti, dhe nė njė prej proceseve mė tė rėndėsishme nė njė demokraci, qė janė zgjedhjet.

Pyetje: Nėse nuk ka opozitė nė zgjedhje, ēfarė garancie jep SHBA se Kryeministri Rama nuk do kapė ose kontrollojė institucionet e reja tė drejtėsisė?

ZV.NS Yee: Sė pari, dua tė them se ne kemi punuar prej kohėsh me qeverinė dhe Kryeministrin Rama. Ne besojmė se ai do qė ta shohė Shqipėrinė tė ecė drejt Bashkimit Europian, do qė ajo tė jetė njė shembull pėr pjesėn tjetėr tė rajonit, njė forcė e stabilitetit dhe zhvillimit pėr vendet e tjera tė rajonit. Si rrjedhojė, ne nuk besojmė se ėshtė nė interesin apo nė planin e tij qė tė qeverisė pa opozitėn apo, e thėnė ndryshe, tė jetė pa asnjė lloj opozite konstruktive. Dhe ėshtė nė interesin e ēdo demokracie qė tė ketė njė opozitė tė fortė, ajo qė ne e quajmė opozitė besnike, me fjalė tė tjera, njė opozitė qė vepron sipas Kushtetutės, brenda ligjeve, qė e nxit qeverinė duke propozuar ide tė ndryshme, duke kritikuar qeverinė kur ajo gabon, qė ushtron trysni ndaj qeverisė qė ajo tė pėrmirėsohet. E njėjta gjė ndodh edhe nė vendin tonė, nė Shtetet e Bashkuara. Nėse nuk do kishte opozitė, ne do tė ishim njė demokraci mė e dobėt, dhe unė besoj se Kryeministri e kupton kėtė. Mė lejoni tė shtoj, mendoj se pėr opozitėn e thashė edhe pak mė lartė, se dua ta bėj tė qartė, se ne e respektojmė tė drejtėn e partive pėr tė mos marrė pjesė, ne e respektojmė tė drejtėn e tyre pėr bojkot, por vemė nė dyshim arsyet prapa kėtij vendimi. E pėrmenda dhe pak mė parė besoj, se gjatė pėrvojės sime nė Balkan, unė nuk kam parė asnjė bojkot tė ndihmojė partinė qė po bojkotonė apo tė ndihmojė vendin ku kjo parti po pėrpiqet tė pėrfitojė politikisht. Bojkotet nuk funskionojnė; nuk janė njė taktikė fituese, dhe padyshim nuk janė as njė strategji. Prandaj, ne patjetėr qė shpresojmė se tė gjitha palėt do tė angazhohen, dhe do tė gjejnė njė mėnyrė pėr tė rėnė dakord pėr tė pasur zgjedhje qė pėrfshijnė tė gjitha partitė.

Pyetje: Pra, ju besoni se Rama mund tė garantojė zgjedhjet apo reformėn nė drejtėsi?

ZV.NS Yee: Nuk ka garanci nė politikė. Dhe ky, mendoj unė, duhet tė jetė shqetėsimi i opozitės, se nėse nuk janė prezentė nė Parlament, nė institucione, atėherė pa dyshim qė partia apo partitė fituese do tė kenė mundėsinė tė veprojnė pa rolin konstruktiv tė opozitės, rolin pėr tė vėnė nė pikėpyetje, pėr tė vėzhguar, pėr tė propozuar mundėsi tė tjera. Prandaj dhe garancia mė e mirė, sėrish, duke pranuar se nuk ka garanci absolute, por garancia mė e mirė pėr njė demokraci tė shėndetshme, ku ekziston mundėsia qė qeveria tė sfidohet, garancia mė e mirė ėshtė qė opozita tė jetė nė Parlament, tė jetė nė institucione, duke ruajtur rolin e mbikėqyrėsit.

Pyetje: A ka ndonjė rrezik tė ndikimit rus kėtu nė Ballkanin perėndimor, sidomos nė Shqipėri, nė politikėn tonė tė brendshme? Dhe sė dyti, a mendoni se ka mundėsi qė tė ndėrhyet nė Kushtetutė pėr zgjedhjet?

ZV.NS Yee: Rusia ėshtė pėrpjekur prej kohėsh qė tė pengojė Ballkanin perėndimor nga anėtarėsimi nė NATO, por edhe nė Bashkimin Europian. Ajo do preferonte t’a shihte Ballkanin mė afėr Rusisė, ose tė paktėn neutral, nė mėnyrė qė tė ketė ndikim maksimal nė rajon. Nė pikėpamjen tonė, ėshtė shumė e rėndėsishme qė vendet, vendet sovrane, tė kenė tė drejtėn pėr tė vendosur vetė pėr rregullat e tyre tė sigurisė, pėr aleancat, pėr organizatat ku duan tė anėtarėsohen. Kėshtu ėshtė. Kėshtu ėshtė, ne besojmė nė rolin absolutisht thelbėsor tė sovranitetit tė vendeve pėr tė vendosur, pa asnjė vend me tė drejtėn e vetos, qoftė ky Rusia apo ēdo vend tjetėr. Asnjė vend i tretė nuk duhet tė vendosė veton nėse Shqipėria duhet tė anėtarėsohet nė Bashkimin Europian, apo nėse Mali i Zi anėtarėsohet nė NATO, apo nėse Bosnjė-Herzegovina anėtarėsohet nė Bashkimin Europian apo nė NATO. Rusia po pėrpiqet, tė gjithė e pamė se ēfarė ndodhi nė Malin e Zi tetorin e kaluar, Rusia u pėrpoq tė ndėrhynte nė zgjedhje, Rusia ėshtė pėrpjekur tė ndėrhyjė nė disa zgjedhje, pėrfshirė edhe tonat, pėr tė pasur ndikim mbi mėnyrėn si zhvillohen proceset demokratike. Prandaj ėshtė e rėndėsishme qė ne tė qėndrojmė vigjilentė, ne po vėzhgojmė me kujdes atė qė Rusia po bėn, dhe po marrim hapa pėr tė mbrojtur veten tonė. Dua tė them, pėr tė pėrfunduar argumentin tim, se zbatimi i ligjit ėshtė shumė i rėndėsishėm nė kėtė drejtim. Duhet siguruar qė nuk ka asnjė rrugė apo hapėsira dobėsie qė Rusia apo aktorė tė tjerė tė jashtėm mund tė shfrytėzojnė pėr tė pasur ndikim, nėpėrmjet korrupsionit apo parave, pėr tė pasur ndikim nė vendimarrje, nė institucione, qė asnjė aktor i jashtėm nuk mund tė ketė. Pėrsa i pėrket pyetjes tuaj tė dytė, ky vendim i takon qeverisė, opozitės, dhe partive nė Parlament. Ne besojmė se ekziston njė propozim i mirė qė ėshtė ofruar nga anėtarėt e Parlamentit Europian, qė mund tė jetė njė pikėnisje e mirė pėr njė marrėveshje. Ne shpresojmė qė palėt do ta pėrdorin atė si bazėn pėr t’u bashkuar nė interes tė vendit tė tyre, nė interes tė rajonit, nė mėnyrė qė tė marrin pjesė nė zgjedhje pa vonesa tė panevojshme.

Pyetje: Duke qenė se ju, Z. Ambasador, kemi qenė njė pėrkrahės i vėrtetė i reformės nė drejtėsi, a do t’a nxisė administrate e Shteteve tė Bashkuara krijimin e sistemit tė drejtėsisė, si komisionet e vetingut, pėr shembull, nga shumica dhe opozita e parlamentit tė ri, pa partinė Demokratike dhe aleatėt e saj?

ZV.NS Yee: Fillimisht mė lejoni t’ju them se jemi shumė tė vendosur nė mbėshtetjen e reformės nė drejtėsi. Ajo ishte njė hap i rėndėsishėm pėr Shqipėrinė nė luftėn e saj kundėr korrupsionit, nė forcimin e zbatimit tė ligjit, nė pėrmirėsimin e efikasitetit dhe integritetit nė fushėn e drejtėsisė. Pra, ne jemi tė vendosur pėr tė mbėshtetur procesin qė qeveria dhe partitė e opozitės nisėn nė korrik, duke aprovuar amendamentet dhe duke filluar miratimin e legjislacionit. Se si ai do tė zbatohet, kjo do tė varet nga partitė. Ne nuk duam qė tė ketė vonesa, ne nuk mendojmė se duhet tė bllokohet, por sigurisht, ka edhe kėrkesa praktike, procesi nuk do tė jetė shumė efikas nėse partitė e bojkotojnė, nėse do ketė parti qė nuk do tė marrin pjesė. Prandaj ky do tė jetė synimi ynė, qė tė sigurohemi qė partitė mund tė arrijnė njė marrėveshje midis tyre, qė tė mund tė marrin pjesė jo vetėm nė zgjedhje por edhe nė institucione dhe procese tė rėndėsishmė, si reforma nė drejtėsi.

Faleminderit shumė tė gjithėve!

Last updated 3 mins ago

Ska sondazhe aktive!