Llogaria ime
AOL Portal Lajme
Zyrtare/ Zbardhet marrėveshja PD-PS, ja kur do tė mbahen zgjedhjet

Eshte zbardhur marreveshja zyrtare PS-PD qe u arrit diten e sotme ne oret e para te mengjesit ne takimin Rama-Basha. 

Keshtu, eshte caktuar qe data perfundimtare e zgjedhjeve eshte pikerisht ajo e 25 qershorit. 

Gjithashtu sipas marreveshjes, do te nderrohen zv/kryeministri, ministri i Brendshem, ministri i Arsimit, ministri i Shendetesise, i Financave, i Mireqenies Sociale, si edhe drejtoret e ALUIZNI-t, i OSHEE-se, i Burgjeve, i Hipotekave. 

Marreveshja eshte zbardhur nga Partia Demokratike dhe vijon si me poshte: 

Palėt nė kėtė marrėveshje shprehin mirėnjohjen dhe falenderimin pėr Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe Bashkimin Europian pėr kontributin e tyre nė forcimin e demokracisė dhe shtetit tė sė drejtės nė Shqipėri si dhe nė mėnyrė tė veēantė, pėr zgjidhjen e situatės politike pėr zgjedhjet e vitit 2017.

Palėt konfirmojnė vullnetin e tyre pėr dialog tė drejtpėrdrejtė si shprehje e domosdoshmėrisė pėr njė nivel tė ri tė dialogut politik nė vend. Nė kėtė kuadėr, palėt angazhohen pėr institucionalizimin e dialogut mes kryetarit tė mazhorancės dhe kryetarit tė opozitės.

Angazhimi i palėve pėr zgjedhje me standarte demokratike do tė jetė pjesė thelbėsore e kontributit tė pėrbashkėt dhe tė vazhdueshėm tė palėve nė kuadėr tė ēeljes sė negociatave dhe perparimit tė vendit nė procesin e integrimit europian tė Shqipėrisė.

ZGJEDHJET

-Presidenti i Republikės dekreton datėn e re tė zgjedhjeve mė 25 qershor 2017.
-Regjistrimi i menjėhershem i partive politike tė opozitės.
-Regjistrimi i listave shumemėrore tė partive politike tė opozitės brenda datės 26 Maj 2017.

Listat e zgjedhėsve

-Pėrfshirja nė listat e zgjedhėsve e zgjedhėsve tė rinj qė votojnė nė datėn e re tė zgjedhjeve.
-Dhėnia e aksesit opozitės nė informacionin e mbledhur nga projekti i Adresave dhe ēėshtjet tė tjera tė lidhura me zgjedhėsit, nėpėrmjet auditeve tė KQZ-sė.
-Mbėshtetje KQZ-sė pėr pėrgatitjen e materialeve zgjedhore.
-Plotėsimi i komisioneve zgjedhore dhe grupeve tė numėrimit.
-Zgjedhjet e pjesėshme pėr bashkinė e Kavajės, do tė zhvillohen nė tė njėjtėn ditė me zgjedhjet e pėrgjithėshme.
-Pezullimi i ēdo iniciative pėr kontrata tė pėrkohėshme nė nivel qėndror dhe vendor.
-Mbėshtetje ndėrkombėtare pėr forcimin e monitorimit te listės sė zgjedhėsve.
-Mbėshtetje ndėrkombėtare pėr KQZ- pėr ngritjen e linjave telefonike tė ndihmės pėr vezhgimin dhe shqyrtimin e ankesave mbi ligjin e shėrbimit civil dhe blerjen e votės.

QEVERIA

Zv/Kryeministėr, teknik
Ministri i Brendshėm, teknik
Ministri i Arsimit, teknik
Ministri i Shėndetėsisė, teknik
Ministri i Mirėqenies Sociale dhe Rinisė, teknik
Ministri i Financave, teknik
Ministri i Drejtėsisė, teknik
Drejtori i OSHEE
Drejtori i Pėrgjithshėm i Aluiznit
Drejtori i Pėrgjithshėm i Hipotekave
Drejtori i pergjithshem i Burgjeve Drejtori i pergjithshem i Agjensisė sė Zhvillimit Bujqėsor e Rural
Kandidaturat e mėsipėrme do tė jenė propozim i opozitės.

PARLAMENTI

Votimi i organeve tė vettingut.
Votimi i dekreteve pėr anėtarėt e rinj tė Kėshillit tė Ministrave. Ndryshim i Kodit Penal pėr forcimin e politikės penale nėpermjet ashpėrsimit tė sanksioneve, krijimit tė veprave tė reja penale, kthimin e shitblerjes sė votės nė vepėr korrupsioni. Forcimi i kuadrit ligjor tė financimit tė partive politike nėpėrmjet rregullimit dhe kufizimit tė shpenzimeve zgjedhore, pėrfshirė ato materiale, kostove dhe transparencės nė lidhje me to. Pėrmirėsimi i standarteve tė pasqyrimit tė fushatės elektorale nė media. Votimi i anėtareve tė Kėshillit tė Ministrave, anėtareve tė organeve tė vettingut dhe i legjislacionit tė parashikuar nė kėtė marrėveshje, do tė kryhet nė tė njėjtėn seancė tė jashtėzakonshme tė parlamentit.

ORGANET E PAVARURA

Kryetari i KQZ, propozim i opozitės. Avokati i Popullit, propozim i opozitės

REFORMAT

Reforma Kushtetuese (me fillimin e legjislaturės sė re). Reforma zgjedhore (me fillimin e legjislaturės sė re). Futja e teknologjive elektronike nė procesin e identifikimit votimit dhe numėrimit pėr zgjedhjet pasuese. Reformim tėrėsor i sistemit tė prokurimeve publike dhe auditimit tė shpenzimeve publike.

MASA TE TJERA

Largimi dhe parandalimi i personave me rekorde kriminale nga mbajtja e posteve publike. Partitė politike angazhohen publikisht pėr ekzaminimin e fortė mbi listat partiake. KQZ ekzaminon kandidatėt nėpėrmjet personelit shtesė me mbėshtetje ndėrkombėtare (tė plotėsuar nė pėrputhje me ligjin nr 138/2015 pėr garantimin e integritetit tė funksionarėve publik ).

ADMINISTRATA PUBLIKE

Marrja e masave pėr ndalimin e pėrdorimit nė favor tė subjekteve zgjedhore tė mjeteve, pronave dhe tė burimeve njerėzore tė administratės publike si dhe kundėr ēdo forme presioni ndaj punonjėsve tė administratės publike nė ēdo nivel. Narkotikėt.

Forcimi i luftės kundėr narkotikėve, nėpėrmjet pjesmarrjes sė opozitės nė Task forcėn Kombėtare tė luftės kundėr narkotikeve.  

Last updated 3 mins ago

Ska sondazhe aktive!