Llogaria ime
AOL Portal Lajme
Zyrtare, shtohen dy taksa tė reja nė 2017

Nga 1 janari i vitit tė ardhshėm, akciza e gazit pėr makinat do tė jetė 13 lekė pėr litėr, ndėrsa taksa e luksit do tė paguhet nga makinat me vlerė 5 milionė lekė, nga 7 milionė qė ėshtė aktualisht.

Komisioni i Ekonomisė miratoi dje nė parim vetėm me votat e maxhorancės paketėn fiskale pėr vitin e ardhshėm.

Paketa fiskale pėrfshin edhe ulje tė rentės minerale nga 6 pėr qind nė 3 pėr qind, ulje tė akcizės pėr duhanin vendas nga 4400 lekė/kg nė 2500 lekė/kg, si dhe zerim tė tarifave doganore pėr industrinė e fasonėve, qė aktualisht janė 2 deri nė 15 pėr qind.

Paketa fiskale u prezantua nga ministri i Financave, Arben Ahmetaj, i cili i cilėsoi ndryshimet disiplinuese dhe nuk kanė si qėllim rritjen e tė ardhurave.

“Paketa ėshtė modeste nė influencėn e tė ardhurave, gatigati e papėrfillshme. Ne kemi planifikuar 27 miliardė lekė tė ardhura mė shumė nė 2017-n dhe i gjithė kontributi ėshtė nga rritja ekonomike dhe pėrmirė- simi i miradministrimit”, u shpreh ministri i Financave.

Opozita votoi kundėr paketės fiskale, pasi, sipas ish-ministrit tė Financave, Ridvan Bode, paketa fiskale ėshtė klienteliste dhe nxit evazionin.

Deputeti i opozitės, Bode, u shpreh se aplikimi i akcizės sė gazit, jo vetėm rėndon qytetarėt, por shton edhe premisat e evazionit.

“Vendosja e akcizės sė gazit ēorodit tregun dhe shton premisat pėr evazion fiskal. Nuk ėshtė koha pėr tė rritur akcizėn e gazit nė treg, pasi pėrdoret nga familjarėt”, u shpreh Bode.

Ministri i Financave, Ahmetaj, shpjegoi se nuk do tė ketė rritje tė gazit qė pėrdoret nga familjarėt.

“Nuk mė takon tė pėrdor fjalė pėrtej kuadrit zyrtar si ēoroditėse, por pėr gazin tė jemi korrektė. Nuk kemi vendosur akcizė tė gazit qė pėrdoret nga familjarėt, pėr gatim apo ngrohje, dhe nuk do ta bėjmė kėtė gjė, e vendosim vetėm pėr automjetet”, tha Ahmetaj.

Ministri sqaroi se ndryshimet do tė rrisin sigurinė e mbushjes sė bombolave tė gazit nga familjarėt.

“Ėshtė njė korrektim edhe pėr ēėshtjet e sigurisė pėr qytetarėt, ku pėr automjetet mbushja e gazit do tė jetė vetėm nė pikat e benzinatės. Pėr qytetarėt, pikat e mbushjes sė gazit do tė jenė specifike me elemente shtesė sigurie. Orientimi ėshtė kėrkuar Ministria e Energjetikės. Nėpėrmjet destinimit tė pikave tė mbushjes sė gazit pėr makinat dhe veē pėr qytetarėt kemi dy elemente, sigurinė dhe mundėsinė e uljes apo zerimit tė evazionit”, u shpreh ministri.

Last updated 3 mins ago

Ska sondazhe aktive!