Llogaria ime
AOL Portal Lajme
Zoran Zaev zhgėnjen Kosovarėt dhe...Vuēiēin

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, ka bërë një deklaratë të befasishme ndërsa është shprehur se kishat në Kosovë janë zemra e Serbisë.

Në një intervistë të dhënë së fundmi për gazetën serbe ''Kurir'', kreu i social-demokratëve ka kritikuar Nikolla Gruevskin për njohjen e shtetit të Kosovës si dhe mbështetjen e përpjekjeve të Prishtinës zyrtare për antarësimin në UNESCO.

Zaev u shpreh se maqedonasit dhe serbët janë popuj vëllezër me njëri tjetrin.

Lideri i social-demokratëve shtoi se ndihej i keqardhur që manastiret serbe kishin rënë në duart e myslimanëve shqiptarë.

“Dëgjuam akuza se Zaev ka pranuar ta padisë Serbinë për gjenocid. Këto akuza vijnë nga një person që pranoi pavarësinë e Kosovës dhe përkrahu përpjekjet për anëtarësimin e Kosovës në UNESKO. Për mua populli i Serbisë është populli im. Serbët dhe maqedonasit nuk bëjnë dallim nga njëri tjetri. Serbia është vendi i parë që meriton përkrahjen tonë, sepse jemi popuj ortodoksë, të krishterë dhe duhet të ndihmojmë njëri tjetrin. Gjithashtu, ndihem i keqardhur që manastiret serbe në Kosovë kanë mbetur në duart e myslimanëve shqiptare”- Tha Zaev për Kurir.

Deklarata e Zaev nuk është pritur mirë nga një pjesë e konsiderueshme e opinionit.

Ajo nuk është pritur mirë jo vetëm nga shqiptarët e Kosovës por edhe nga presidenti i zgjedhur i Serbisë Aleksandër Vuçiç i cili është atakuar në vetë të parë nga lideri i LSDM, Zoran Zaev, kandidat për kryeministër i Maqedonisë.

Gjatë intervistës për 'Kurir' Zaev ka akuzuar Serbinë se mbështet Nikola Gruevskin dhe VMRO-në, pasi ajo drejtohet nga nacionalistë si Aleksandar Vuçiç.

Last updated 3 mins ago

Ska sondazhe aktive!