Llogaria ime
AOL Portal Lajme
Zėri Amerikės: Basha pranon paketėn McAllister, Rama ėshtė tėrhequr

Zėri i Amerikės ka raportuar pėrpjekjet qė po bėhen mes partive politike pėr gjetjen e njė zgjidhje pėr krizėn.

Burime pėr kėtė agjenci kanė bėrė tė ditur se opozita e drejtuar nga Lulzim Basha ka pranuar paketėn ‘McAllister’ dhe ėshtė tėrhequr nga dy kėrkesa tė rėndėsishme siē janė ato tė kryeministrit teknik dhe shtyrjen e zgjedhjeve pėr nė vjeshtė.

Por gatishmėrisė sė opozitės nuk i ėshtė pėrgjigjur qeveria e drejtuar nga Edi Rama, qė sipas Zėrit tė Amerikės nuk pranon shtyrjen e datės sė zgjedhjeve pėrtej 18 qershorit, ndonėse kjo ėshtė e parashikuar nė paketėn ‘McAllister’.

Raportimi i Zėri i Amerikės:

Nė Shqipėri, deri nė mesnatė kanė vazhduar pa rezultat pėrpjekjet pėr gjetjen e njė zgjidhjeje tė krizės politike nė vend, tė cilat rinisėn pas kėrkesės sė djeshme tė Zėvendės Ndihmės Sekretarit amerikan tė Shtetit Hoyt Brian Yee, qė palėt tė dialogonin mbi bazėn e formulės sė kompromisit tė ofruar disa javė mė parė nga kryetari i Komisionit tė Jashtėm tė parlamentit europian David McAllister.

Gjatė vizitės nė Tiranė, zyrtari i Departamentit tė Shtetit u shpreh se SHBA-tė e mbėshtesin tė ashtuquajturėn “Paketa McAllister” duke e cilėsuar “njė propozim tė ndershėm”.

Burime pranė opozitės janė shprehur se ajo ka rėnė dakort plotėsisht me tė ashtuquajturėn “Paketa McAllister”, porse sipas saj ka njė tėrheqje nga pėrfaqėsuesit e qeverisė.

Nė thelb bėhet fjalė pėr disa ndryshime nė qeveri, me disa ministra teknikė qė tė kenė pėlqimin e opozitės, sipas formulės McAllister, e cila nuk parashikon dorėheqjen e kryeministrit, kėrkuar me ngulm nga opozita.

Po ashtu, parashikohet dhe dhėnia sė djathtės, e drejtimit tė Komisionit Qėndror tė Zgjedhjeve. Ndėrkohė qė propozohet dhe shtyrja e datės sė zgjedhjeve.

Zoti Rama nga ana e tij ka shpjeguar se as ai nuk e ka pranuar “Paketėn McAllister”, por se ka qenė i gatshėm tė diskutonte mbi tė, me kusht qė opozita tė votonte anėtarėt e komisioneve parlamentare pėr rivlerėsimin e gjykatėsve dhe prokurorėve.

Burime nga opozita thanė mbrėmė se ajo ka rėnė dakort dhe pėr ēėshtjen e Vettingut, ndonėse pala tjetėr pretendon se e djathta ka kėrkuar disa ndėrhyrje nė ligjin pėr rivlerėsimin e gjykatėsve dhe prokurorėve.

Por pika e mosdakortėsisė duket tė jetė data e zgjedhjeve. Opozita duket se ėshtė tėrhequr nga kėrkesa pėr shtrjen e tyre deri nė fillim tė vjeshtės, dhe shprehet se ka pranuar variantin e shtyrjes nė 16 apo 23 korrik, kohė brenda sė cilės mund tė tentohet tė realizohet identifikimi biometrik i votuesve, apo dhe numėrimi elektronik.

Por sipas saj ėshtė kryeministri Edi Rama i cili po kėmbėngul qė data e zgjedhjeve tė mos preket, dhe tė mbetet 18 qershori. Por nga ana e qeversiė nuk ka asnjė konfirmim apo pėrgėnjeshtrim tė kėtij qėndrimi.

Ndėrkohė pėrfaqėsuesė tė komunitetit ndėrkombėtar po vazhdojnė tė jenė nė kontakt me palėt, dhe ende asgjė nuk konsiderohet e mbyllur.

Last updated 3 mins ago

Ska sondazhe aktive!