Llogaria ime
AOL Portal Lajme
Zbulohen prapaskenat, ēfarė ndodhi me nenin 449 qė ndalon rihapjen e dosjeve tė zyrtarėve tė korruptuar

Mė 30 mars, maxhoranca ngriti kartonin jeshil nė Kuvendin e Shqipėrisė pėr t’i mbyllur shtegun rishikimit tė ēėshtjeve gjyqėsore me vendim pafajėsie tė formės sė prerė – lėvizje qė shkoi nė kah tė kundėrt me rekomandimin e EURALIUS dhe shkaktoi zemėrim nė radhėt e opinionit publik.

Ndonėse i shfrytėzuar me pikatore nė tė shkuarėn, neni 449 i Kodit tė Procedurės Penale lejonte rishikimin e vendimeve tė pafajėsisė sė formės sė prerė brenda 5 vjetėve, edhe nė dėm tė tė pandehurit.

Neni 256 i Kodit tė ri tė Procedurės Penale, qė reflekton ndryshimin e nenit 449, parashikon rishikimin e vendimeve gjyqėsore tė formės sė prerė nė ēdo kohė sipas pėrcaktimeve tė Kodit, “me pėrjashtim tė vendimeve tė pafajėsisė kur synohet rėndimi i pozitės sė tė pandehurit”.

Kodi i Procedurės Penale ėshtė njėri prej ligjeve tė paketės sė Reformės nė Drejtėsi, tė cilat po adoptohen nga Parlamenti shqiptar. Pėr Artan Hoxhėn, pedagog i sė Drejtės proceduriale penale dhe propozues i ndryshimit nė nenin 449 nė cilėsinė e ekspertit, ky ligj ėshtė “ndėr ligjet mė tė mira tė hartuara, pas njė pune 5-vjeēare”.

“Mua mė vjen keq pėr gjithė zhurmėn qė po bėhet, pasi nuk ka asnjė shkelje standardi. Ky rregullim garanton sigurinė ligjore dhe nuk prek asnjėrėn prej ēėshtjeve tė diskutuara. Nuk ndikon nė kushtet e Reformės nė Drejtėsi”, tha Hoxha.

Siguria ligjore ėshtė njė parim i rėndėsishėm i jurisprudencės europiane, e cila vepron nė pėrputhje me praktikėn e Gjykatės Europiane pėr tė Drejtat e Njeriut. Megjithatė, vendet e Bashkimit Europian ndjekin dy modele tė ndryshme, sa i takon rihapjes sė ēėshtjeve tė pafajėsisė nė dritėn e provave tė reja. Modeli i adoptuar nga Parlamenti shqiptar ndiqet nga vende si Italia, Franca, Belgjika, Spanja dhe Portugalia.

Ndėrsa shumica e vendeve tė BE-sė, tė tilla si Gjermania, Austria, Suedia lejojnė rihapjen e ēėshtjeve edhe nė dėm tė tė pandehurit, nėn procedura tė qarta dhe strikte. Nė Shqipėri, zgjedhja e modelit italian nuk ka mundur tė sigurojė konsensus, si nė radhėt e ekspertėve shqiptarė, ashtu edhe atyre ndėrkombėtarė.

Delegacioni i Bashkimit Europian, i cili asiston nga afėr procesin pėrmes misionit EURALIUS, i tha BIRN se “nuk ekziston njė parim i qartė europian i ndėrtuar nė kėtė drejtim”.

Sipas BE-sė, ka praktika tė ndryshme europiane, ndėrsa tė gjitha ato lejohen nėn Gjykatėn Europiane tė tė Drejtave tė Njeriut. Megjithatė, rekomandimi i tyre ishte nė favor tė rihapjes sė ēėshtjeve penale, edhe nė rastet e pafajėsisė.

“EURALIUS rekomandoi parashikimin e njė dispozite tė ngjashme me modelet e vendeve si Gjermania, Austria apo Suedia, tė cilat lejojnė rihapjen e ēėshtjeve penale nė raste tė caktuara, edhe nėse kishte pafajėsi”, u pėrgjigj delegacioni i BE-sė.

Ndalimi i rishikimit tė ēėshtjeve “in malam partem”, nė rastet kur ekziston njė vendim pafajėsie i formės sė prerė, u prezantua pėr herė tė parė nė mbledhjen e 21 marsit nė Komisionin e Ligjeve, ndonėse projektligji i Kodit tė Procedurės Penale ishte depozituar prej javėsh nė Kuvend.

Procesverbali i mbledhjes, i publikuar nė faqen e Kuvendit, tregon se kjo dispozitė ka shkaktuar momente paqartėsie dhe debat. Delegacioni i BE-sė i tha se propozimi pėr ndjekjen e modelit italian pėr rihapjen e ēėshtjeve erdhi nga ekspertėt shqiptarė.

“Ky version u adoptua gjithashtu nga Parlamenti”, u pėrgjigj delegacioni i BE-sė. Propozimi, i sanksionuar tashmė nė nenin 256 tė Kodit tė Procedurės Penale, u kundėrshtua edhe nga Arben Rakipi, gjithashtu pjesė e grupit tė ekspertėve vendas pėr Reformėn nė Drejtėsi.

Nė mbledhjen e 21 marsit, nė Komisionin e Ligjeve, Rakipi u shpreh kundėr propozimit tė Hoxhės, me argumentin se standardi ndėrkombėtar ėshtė pėr tė riparė ēėshtjet e mbyllura, nė rastet kur gjenden prova tė reja.

I kontaktuar nga BIRN, Rakipi konfirmoi qėndrimin e tij kundėrshtues. “Ėshtė bėrė njė zgjedhje nga grupi i ekspertėve dhe ligjvėnėsi, nuk ėshtė ēėshtje standardi. Unė personalisht jam shprehur kundėr dhe kam qenė nė grupin e minorancės”, tha Rakipi.

Duke iu referuar debatit, Artan Hoxha hedh poshtė mundėsinė e ndikimit politik pėr ndryshimin e nenit 449. “I gjithė diskutimi u zhvillua nė Komisionin e Ligjeve dhe arriti nė atė pėrfundim qė dihet”, u shpreh ai.

I pyetur nėse ndryshimi i nenit 449 u miratua nga ekspertėt e EURALIUS, Hoxha u pėrgjigj: “Besoj se po! Pati njė moment tensioni, qė erdhi pėr shkak tė mediatizimit tė ēėshtjes”.

Kundėrshtimi rreth ndryshimeve nė nenin 449 i ka rrėnjėt nė perceptimin e gjithėpėrhapur nė Shqipėri, se sistemi i drejtėsisė ka dėshtuar tė gjykojė peshqit e mėdhenj tė korrupsionit dhe eksponentėt e krimit tė organizuar. Mbyllja e dosjeve tė mėdha nė Shqipėrinė e tranzicionit ka qenė njė ndėr motivet mė tė forta pėr mbėshtetjen e njė reforme tė thellė nė sistemin e drejtėsisė. Ekspertėt shqiptarė dhe ata ndėrkombėtarė bien dakord nė pikėn qė miratimi i kėsaj dispozite ka njė fushė tė vogėl veprimi.

Artan Hoxha tha se dispozita, sipas Kodit tė vjetėr tė Procedurės, ėshtė pėrdorur dy apo tri herė gjithsej nė tė shkuarėn. Pa pėrmendur ēėshtje konkrete, ai garanton se kjo dispozitė nuk cenon rihapjen e dosjeve tė diskutuara.

Delegacioni i Bashkimit Europian i tha BIRN se “ndalimi i rishikimit ėshtė i aplikueshėm vetėm pėr rastet e mbyllura me njė vendim tė formės sė prerė pafajėsie pėr tė pandehurin”. “Jo pėr vendimet e gjykatės, tė cilat vendosin njė sanksion dhe as u referohet ēėshtjeve tė mbyllura gjatė njė faze tė hetimit. Ēėshtje tė tilla mund tė rihapen nė ēdo kohė, nėse dalin prova tė reja”, pėrfundoi delegacioni i BE-sė. / BIRN

Last updated 3 mins ago

Ska sondazhe aktive!