Llogaria ime
AOL Portal Lajme
Zbardhen takimet e Ndihmėsekretarit Yee me Bashėn, Ramėn e Metėn

Zv. Ndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA (në mbarim mandati) Hoyt Brian Yee, ka mbërritur sot në Tiranë për tu takuar me faktorët politikë në shqipëri për të gjetur një zgjidhje për ngërin politik që ka mbërthyer vendin.

Në takimin me kryeministrin Rama, Lee ka falenderuar qeveritë shqiptare për mbështetjen për kauzën e luftëtarëve mek, një çështje e ndjeshme për Uashingtonin.

Burime nga takimi thonë se përtej zërave në disa media, nuk ka një paketë amerikane për zgjidhjen e krizës në Tiranë, përtej asaj që u ofrua nga McAllister.

Zv.ndihmës sekretari Yee sipas burimeve në takim vlerësoi disponibilitetin e qeverisë për të gjetur pika takimi me opozitën, por ndërkohë u njoh me qëndrimin e kryeministrit se tashmë nuk është e mundur as shtyrja e zgjedhjeve disa javë.

Makina elektorale socialiste ka ndezur motorët ditë para 18 majit, e enjte, ditë kur fushata fillon zyrtarisht. Në të njëjtën ditë edhe Kolegji Zgjedhor jep vendimin për kërkesën e opozitës për pavlefshmërinë e afatit të regjistrimit të listave për deputetë nga maxhoranca.

Yee-Meta

Ilir Meta, zyrtari i Departamentit të Shtetit Hoyt Brian Yee deklaroi se, SHBA do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet për të forcuar demokracinë dhe për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri.

Nga ana e tij Meta, duke u fokusuar tek zhvillimet e fundit politike në vend, theksoi se, mbarëvajtja e zgjedhjeve të lira e të ndershme kërkon më tepër përgjegjshmëri e më shumë gjithëpërfshirje.

“Bojkoti nuk është zgjidhje dhe opozita duhet të gjejë të gjitha forcat për t’u përfshirë në procesin zgjedhor, për t’i shërbyer demokracisë dhe të ardhmes evropiane të vendit”, tha Meta.

Nga ana e tij, Battelli shprehu gatishmërinë e OSBE-së për të ndihmuar në lehtësimin e dialogut. “Progresi demokratik i Shqipërisë i shërben paqes dhe stabilitetit në rajon”, tha ai.

Yee - Basha

Pas takimeve me kryeministrin Rama dhe Presidentin e zgjedhur, Ilir Meta, zv. Ndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA Hoyt Brian Yee, ka ngjitur shkallët e selisë blu për tu takuar me kryetarin e PD-së, Lulzim Basha dhe krerët e partive parlamentare aleate.

Takimi mes tyre ka zgjatur rreth 90 minuta dhe aty është diskutuar për krizën politike në vend.

Burime nga takimi i thanë Panorama opozita kërkon plotësimin e standardeve sipas zgjidhjeve të propozuara prej, por kreu i PD-së Basha është shprehur se opozita është e gatshme të diskutojë edhe për “propozime të barasvlefshme në produktin final”.

Nga ana tjetër burimet në takim bëjnë të ditur se zyrtari i lartë i DASH është shprehur i gatshëm të përpiqet të ndihmojë për zgjidhjen e krizës pasi pranoi se shqetësimet e ngritura nga opozita janë reale.

Zyrtari i DASH, mëson Panorama, ka përgëzuar opozitën që përmes qëndrimeve të shprehura prej saj ka arritur të ndërgjegjësojë komunitetin ndërkombëtar për problemet e mprehta si droga, krimi dhe korrupsioni.

Last updated 3 mins ago

Ska sondazhe aktive!