Llogaria ime
AOL Portal Lajme
Vendimi, ja sa do rriten pagat dhe pencionet

Qeveria ka përgatitur vendimin për rritjen e pagave dhe pensioneve.

Të ardhurat për pensionistët dhe për të punësuarit, pritet të rriten nga 500 deri në 10 mijë lekë.

Vendimi duket se ka marrë edhe miratimin e FMN-së dhe pritet që të miratohet në Këshillin e Ministrave.

Pensionet pritet të rriten me 3-4%, ndërsa pagat do të rriten nga 10-20%.

Fondi që do të akordojë qeveria do të jetë 100 milionë dollarë.

Rritja e pagave
Paga minimale prej 22 mijë lekësh do të rritet me minimum 2 mijë e 200 lekë dhe do të shkojë minimum 24.200 lekë.

Paga mesatare në sektorin privat nga 40 mijë do të shkojë në 44 mijë lekë.

Paga mesatare e mjekëve nga 60 mijë lekë do të shkojë në 66 mijë, ndërsa për infermierët paga mesatare do të shkojë 41.800 lekë.

Nga kjo rritje do të përftojnë edhe mësuesit të cilët nga 53 mijë lekë që është paga mesatare do të përfitojnë 58.300 lekë në muaj.

Pensionet
Për pensionet do bëhet një rritje më e vogël. Kështu pensioni social nga 6750 lekë që është sot, pritet që të shkojë 7 mijë lekë.

Pensioni minimal nga 14 500 lekë, pritet të rritet me rreth 550 lekë dhe të shkojë 15 mijë lekë të reja.

Pensioni mesatar nga 17 mijë, do të shkojë 17 600 lekë, ndërsa pensionet e larta nga 24, bëhen 24 850 lekë.

Si ndryshojnë pagat e pensionet: Pagat rriten në masën 10-20%

Është - Bëhet
Paga minimale 22.000 - 24.200
Pagat mesatare 40.000 - 44.000
Paga e mjekëve 60.000 - 66.000
Pagat e infermierëve 38.000 - 41.800
Pagat e mësuesve 53.000 - 58.300
Paga mesatare në shtet 50.000 - 55.000

Qeveria do të indeksojë edhe pensionet. Rritja e pensioneve në masën 3-4%
Është - Bëhen
Pensioni social 6.750 - 7.000
Pensionet minimale 14.500 - 15.000
Pensionet mesatare 17.000 - 17.600
Pensionet e larta 24.000 - 24.850

Last updated 3 mins ago

Ska sondazhe aktive!