Llogaria ime
AOL Portal Lajme
Vendimi i Qeverisė, lajm i keq pėr udhėtarėt qė pėrdorin Rinasin

Nuk ėshtė aspak ēudi se ne shqiptarėt udhėtojmė mė shtrenjt me avion se fqinjėt apo qytetarėt e vendeve europiane.

Jo vetėm qė aeroporti i Rinasit nuk ka konkurent, pra ėshtė i vetmi operator nė vend, por edhe shteti vetėm i rrit taksat nga viti nė vit.

Kėshtu, Albcontol ka nisur nga janari tė vjelė tarifė fikse mė tė lartė pėr ēdo fluturim, qė niset nga Aeroporti Ndėrkombėtar i Tiranės.

Sipas njoftimit tė publikuar nga Eurocontol vihet re se pagesa ėshtė dukshėm mė e lartė se ajo qė ėshtė aplikuar gjatė vitit 2016.

“ Taksimi pėr pagesėn mbi terminalin pėr ēdo fluturim qė niset nga Aeroporti Ndėrkombėtar i Tiranės pėr vitin 2017 ėshtė 202 euro. Norma e interesit pėr pagesat e vonuara tė detyrimeve tė terminalit ėshtė 9.88 %. Pagesat duhet tė bėhen vetėm nė euro. Organizata Eurocontol ėshtė e ngarkuar nė mbledhjen e pagesave tė terminalit nė emėr tė Albcontol”, thuhet nė njoftimin e Eurocontol, raporton tv Scan.

Kjo tarifė vitin e kaluar ishte 158.7 euro ndėrkohė qė norma e interesit pėr pagesat e vonuara ka qenė mė e lartė, konkretisht nė 10.06 pėr qind.

Edhe pse 1 vit mė parė ndryshoi marrėveshja e TIA me qeverinė shqiptare dhe u lejua tė ndėrtohej njė aeroport i ri nė Kukės, ende nuk ėshtė bėrė asnjė hap nga qeveria nė kėtė drejtim. Me ndėrtimin e njė aeroporti tė ri nė vend, do tė rritej konkurenca dhe pėr pasojė do tė kishim bileta mė tė lira.

Aksionet e Aeroportit Ndėrkombėtar tė Tiranės (TIA) qė nga tetori i 2016 janė blerė nga njė kompani kineze me bazė nė Hong - Kong.

Last updated 3 mins ago

Ska sondazhe aktive!