Llogaria ime
AOL Portal
Lajme
Triumfon plani Trump: Dhoma e Përfaqësuesve rrëzon “Obamacare”

Presidenti Donald Trump ka arritur të rrezojë ligjin aktual të shëndetësisë, i njohur gjerësisht si Obamacare.

Menjëherë pas këtij lajmi, Trump nuk e përmbajti dot veten pas triumfit në Dhomën e Përfaqësuesve, ku mori “dritën jeshile” projektligji republikan për Kujdesin Shëndetësor.

“Obamacare vdiq! Kalova dy vite fushate duke u marrë me këtë çështje dhe po ju them se, sido që të ketë shkuar, njerëzit po vuajnë shumë nga rrënimi që solli ‘Obamacare’. Do ta kalojmë këtë nismë edhe në Senat, kam bindje të plotë për këtë”, tha Trump.

Dhoma e Përfaqësuesve aprovoi projektligjin republikan me një rezultat të ngushtë, 217 vota pro dhe 213 kundër, duke rrëzuar kështu disa klauzola e zëvendësuar disa të tjera nga ''Akti i Kujdesit të Përballueshëm Shëndetësor'', të miratuar gjatë administratës “Obama”.

Gjashtë javë pasi tentativa e parë dështoi, ligjvënësit patën një debat maratonë për të shtuar në draft shumën e 8 miliardë dollarëve, e cila do t’i ndihmojë pacientët me probleme shëndetësore ekzistuese që të mos i humbasin sigurimet e tyre.

Pas diskutimeve me Trump në Shtëpinë e Bardhë, dy republikanë të moderuar me peshë në Dhomën e Përfaqësuesve, Fred Upton dhe Billy Long ndërruan mendje dhe vendosën të mbështesin qëndrimin e partisë së tyre për të ndryshuar “Obamacare”.

Demokratët thonë se Akti i ri i Kujdesit Shëndetësor, do të lerë miliona amerikane të pasiguruar. Sipas projektligjit të ri, do të shfuqizohen shumica e taksave që lidhen me Obmacare dhe do t’i jepet fund ndëshkimeve për amerikanët që nuk kanë sigurim shëndetësor.

Projektligji duhet të votohet në Senat, ku republikanët kanë 52 vota dhe demokratët 48. Në mënyrë që senati t’i miratojë ndryshimet, duhen 60 vota.

Përditësuar me 05 Maj 2017

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus 1? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI
Jeni të kënaqur me masat e marra për Koronavirusin