Llogaria ime
AOL Portal Lajme
Thellohet skandali me kompaninė Bankers Petrolium

Thellohet skandali me kompaninė e nxjerrjes se naftės, Bankers Petrolium.

Njė tjetėr raport i Agjencisė Kombėtare tė Burimeve Natyrore ka zbuluar se Bankers ka manipuluar dokumentacionin pėr tė shmangur pagesėn e takes se tatim-fitimit edhe pėr vitin 2012, duke pėrdorur tė njėjtėn skemė evazioni si nė vitin 2011, vit pėr tė cilin palėt do tė pėrballen nė Arbitrazh.

AKBN thotė se nga njė autidimi i saj rezulton se Bankers Petrolium ka raportuar vetėm humbje nė bilancet e saj, vetėm pėr tė mos paguar tatim fitimin nė buxhetin e shtetit shqiptar.

Sipas AKBN janė afėrsisht 130 milionė dollarė shpenzime tė fryra pėr 2012-ėn, e prej nga rezulton tė jenė shmangur 30 milion dollarė taksa.

Kėto para, nė vend qė tė pėrfundonin nė arkėn e shtetit shqiptar, kanė pėrfunduar ne xhepat e Bankers Petrolium, drejtuesve e pronareve tė saj.

Bashkė me vitin 2011, shuma qė duhet t’i paguante Bankers shtetit shqiptar pėrllogaritet nė 90 milionė dollarė, para me tė cilat do tė ishin shpėrblyer edhe banoret e Zharrzės, tė cilėt thonė se Bankers u ka shkatėrruar shtėpitė dhe tė gjithė zonėn, duke ua bėrė jetėn tė pamundur.

Ekspertėt e AKBN thonė se pėr kėtė mashtrim Bankers ka kryer punime me kompani tė treta pa zbatuar procedurat e tenderimit, por me prokurim tė drejtpėrdrejtė, duke shkelur kontratėn.

Nė kėtė mėnyrė, Bankers, sipas raportit tė AKBN, i ka fryrė faturat e shpenzimeve nė mėnyrė fiktive.

E kontaktuar nga Televizioni Klan, Bankers i kundėrshton pretendimet e palės shtetėrore, dhe thotė se ėshtė nė pritje tė vendimit nga arbitrazhi ndėrkombėtar pėr 2011-ėn.

Por AKBN dyshon se kjo skeme ėshtė pėrdorur pėr 11 vjet me radhė dhe shumat qė Bankers Petrolium do tė duhej t’i kishte paguar shtetit shqiptar arrin nė qindra milionė dollarė.

Last updated 3 mins ago

Ska sondazhe aktive!