Llogaria ime
AOL Portal Lajme
Tetovė, vritet njė kryekomunar shqiptarė

Kryetari i Komunės sė Bogovinės nė Tetovė tė Maqedonisė, Hazbi Idrizi ėshtė qėlluar pėr vdekje pas njė zėnke verbale, e cila mė pas ėshtė pėrshkallėzuar deri nė nxjerrjen e armės.

Lajmi pėr vdekjen e zyrtarit shqiptar u konfirmua nga burime prane spitalit tė Tetovės.

Sipas televizionit Alsat, autori i vrasjes ėshtė njė ish i punėsuar i Komunės me iniciale Q.A.

Raportet nė mediat vendase tregojnė se Idrizi u qėllua me 6 plumba nga bashkėfshatari i tij, i cili pas gjestit ekstrem e ka kthyer armėn nga vetja duke mbetur i plagosur rėndė. Ai ėshtė dėrguar me urgjencė nė spital, por nuk ka mundur t’u mbijetojė plagėve tė marra.

Pėr momentin nuk ka asnjė informacion zyrtar mbi shkaqet e ngjarjes sė rėndė. Bashkimi Demokratik pėr Integrim reagoi pėrmes njė deklarate pėr shtyp duke pėrcjellė tronditjen e thellė nga lajmi i vrasjes se anėtarit tė tij nė kohėn kur kryente detyrėn zyrtare nė shėrbim tė qytetarėve.

“Zemrat dhe mendjet tona nė kėto momente tė rėnda janė me familjarėt dhe dashamirėsit e Hazbi Idrizi”, thuhet nė deklaratė. BDI ftoi institucionet pėrgjegjėse tė zbardhin motivet e aktit tė dhunės, i cili ka qenė sipas saj, i paprovokuar.

Idrizi kishte shėrbyer si kryetar i komunės sė Bogovinės nga viti 2000 deri nė vitin 2005, e pastaj nė zgjedhjet lokale tė 2009-s ishte caktuar sėrish nė kėtė post.

Last updated 3 mins ago

Ska sondazhe aktive!