Llogaria ime
AOL Portal Lajme
Sulmet kibernetike shqetėsojnė botėn, mblidhet G7

Ministrat e G7-tės do tė angazhohen gjate takimit nė Bari tė Italisė pėr tė bashkuar forcat kundėr kėrcėnimit nė rritje tė sulmeve kibernetike globale, i cili jo mė larg se tė premten e dėshmoi qartė fuqinė e vet.

“E pranojmė se incidentet kibernetike pėrfaqėsojnė njė kėrcėnim nė rritje pėr ekonomitė tona, ndaj dhe pėrgjigja ndaj tij duhet tė jetė sa mė e gjerė thuhet nė draftin e siguruar nga Reuters.

Nė dokument bėhet thirrje pėr praktika tė pėrbashkėta nė diktimin e shpejtė tė pikave tė cėnueshme tė sistemit financiar botėrore dhe theksohet rėndėsia e masave efikase pėr sigurinė kibernetike mes firmave financiare individuale dhe ato tė sektorit publik.

Fatkeqėsisht, kėto diskutime pėrkuan plotėsisht me episodin shqetėsues tė sė premtes tha pėr gazetarėt ministri italian i Financave, Pier Carlo Padoan.

Njė sulm kibernetik masiv goditi njė ditė mė parė fillimisht spitalet nė Britani dhe bizneset nė Spanjė, e mė pas u pėrhap edhe nė Shtetet e Bashkuara, Kinė, Rusi, Portugali, Itali e disa vende tė tjera.

Shumė spitale britanike panė t`iu bllokoheshin sistemet kompjuterike, e kjo solli anullimin e vizitave tė pacienteve dhe mjekėve.

Sipas Shėrbimit Kombėtar britanik tė Shendetit, kompjuterat e tyre u infektuan nga njė lloj virusi qė merr “peng” kontrollin e sistemit kompjuterik deri sa viktimat t’iu paguajnė gjobvėnėsve hakere shumat e kėrkuara nga ata.

Fotot e postuara nė median sociale tregojnė kompjuterat e infektuar me mesazhin “Ooops, tė dhėnat janė koduar” dhe kėrkesėn pėr 300 dollarė nė monedhėn elektronike anonime Bitcoin.

Po ashtu njė numėr i madh infektimesh nga virusi kompjuterik janė regjistruar edhe nė Rusi.

Nė Spanjė, mes viktimave duket se ėshtė edhe kolosi i telekomit “Telefonica”.

Ekspertėt nga kompanitė e sigurisė kibernetike, si “Kaspersky”, thonė se numri i infektimeve ėshtė gjithnjė e nė rritje dhe se sulmit kolosal nuk i ėshtė parė ende fundi.

Last updated 3 mins ago

Ska sondazhe aktive!