Llogaria ime
AOL Portal Lajme
Sulm terrorist nė Paris, vriten dy oficerė dhe njė agresor

Dy oficerė policie janė qėlluar pėr vdekje dhe njė tjetėr ėshtė plagosur nga dy persona tė armatosur me kallashnikovė nė bulevardin qėndror “Champs Elysees” tė Parisit, rreth orės 21 tė mbrėmjes sė kėsaj tė enjteje.

Policia franceze ka njoftuar se incidenti me shumė mundėsi mund tė jetė njė akt terrorist, ndėrsa sheshi mė i famshėm francez ėshtė rrethuar qė prej orės 21 nga forca tė shumta policie dhe automjete tė ndihmės sė shpejtė.

Oficerė tė armatosur rėndė kanė shkuar menjėherė nė vendngjarje, ndėrkohė qė njė person i tretė, qė dyshohet tė jetė njėri nga agresorėt, ėshtė plagosur dhe ka ndėrruar jetė.

Policia ka njoftuar gjithashtu se “tė paktėn” dy persona u pėrfshinė nė kėtė sulm nė zemėr tė kryeqytetit francez. Ndėrkohė, televizioni “BFM TV” raporton se dy agresorėt janė qėlluar, ndėrsa njėri prej tyre ka mbetur i vdekur.

Ngjarje vjen nė njė moment kur kandidatėt presidencialė tė Francės dolėn nė njė debat televiziv, shumė pranė vendngjarjes. Njė dėshmitare tha pėr “BFM TV” se kishte dėgjuar tė shtėna, pa trupin e njė njeriu tė shtrirė nė tokė, ndėrsa mė pas zona u evakuua urgjentisht nga policia.

Franca ndodhet nė gjendje emergjence, qė prej sulmit tė parė tė kryer nga militantė ekstremistė islamikė, e qė ėshtė pasuar me disa sulme tė tjera.

Tė shtėnat, gjithashtu erdhėn vetėm pak orė pasi rrugėt mė tė ngarkuara me trafik nė Paris u mbyllėn pėrkohėsisht nga policia, pasi u dha njė alarm pėr njė pako tė dyshimtė, qė u zbulua nga oficerėt nė “Rue de Rivoli”, nė qendėr tė kryeqytetit.

Sulmet nė Francė datojnė qė prej janarit tė vitit 2015 e mė pas me vrasjet nė ditėn e Bastijės nė Nicė, nė vitin 2016.

Last updated 3 mins ago

Ska sondazhe aktive!