Llogaria ime
AOL Portal Lajme
Shkrimi kundėr ambasadores Vlahutin, Antiterrori arreston gazetarin Kastriot Myftaraj

Gazetari dhe komentatori Kastriot Myftaraj ėshtė ndaluar nga policia mbrėmjen e sotme.

Pas shoqėrimit nga policia, Myftaraj ėshtė dėrguar nė komisariatin Nr.1 nė kryeqytet nga njėsia Antiterror.

Nga tė dhėnat e para mėsohet se ndalimi i tij ėshtė bėrė pėr shkak se ka shfaqur elementė radikale dhe nxitje tė dhunės e urrejtjes.

Ndalimi i tij vjen njė ditė pasi Myftaraj kishte publikuar nė Facebook njė shkrim me titullin “Aventura e ēuditshme e njė ku*ve kroate nė Tiranė”, shkrim qė i kushtohej ambasadores sė BE-sė nė Shqipėri, Romana Vlahutin.

Nė njė deklaratė pėr shtyp, policia e Shtetit, sqaron se ‘Ai akuzohet per thirrje publike per veprime te dhunshme, mbi bazen e nenit 223 te Kodit Penal “Thirrjet e bėra publikisht pėr tė kryer vepra tė dhunshme kundėr rendit kushtetues, dėnohen me gjobė ose me burgim gjer nė tre vjet”

Njoftimi i policise

“Ne date 09.05.2017 Strukturat pergjegjese ne Policinė e Shtetit ne bashkepunim me Prokurorine prane Gjykates se Rrethit gjyqesor Tirane arrestuan shtetasin Kastriot Myftaraj, 51 vjeē banues nė Tiranė, me profesion gazetar e jurist.

Myftaraj ka botuar nė media njė shkrim ku ben thirrje te hapura per te kryer vepra te dhunshme kunder rendit kushtetues.

Ai akuzohet per thirrje publike per veprime te dhunshme, mbi bazen e nenit 223 te Kodit Penal “Thirrjet e bėra publikisht pėr tė kryer vepra tė dhunshme kundėr rendit kushtetues, dėnohen me gjobė ose me burgim gjer nė tre vjet”.
 

Last updated 3 mins ago

Ska sondazhe aktive!