Llogaria ime
AOL Portal Lajme
Shkodėr, plagoset me armė zjarri boksieri i Vllaznisė

Njė person ėshtė plagosur me armė zjarri nė qytetin e Shkodres tek vendi i quajtur ''Ura e Dervishbegut'' rreth orės 15:00.

Atentatorėt mėsohet tė kenė qenė dy persona tė hipur nė njė motorr, tė cilėt kanė qėlluar dy herė drejt objektivit ndėrsa ai po dilte nga berberi.

Si pasojė e kėtyre tė shtėnave ka mbetur i plagosur Nelson Hysa, ish kampion i boksit me Vllazninė.

Hysaj mėsohet tė ketė marrė njė plumb nė trup afėr zonės sė legenit dhe ėshtė dėrguar me urgjencė nga dėshmitarėt nė vendngjarje nė spitalin rajonal tė Shkodres, ku mėsohet se ndodhet jashtė rreziku pėr jetėn.

Kanė qėnė dy persona me skafandėr kanė qėlluar nė drejtim tė tij, ndėrsa po lėviznin me njė motor dhe menjėherė pas ngjarjes janė larguar nė drejtim tė paditur.

Policia menjeherė bėri rrethimin e zonės dhe nisi hetimet pėr zbardhjen e kėsaj ngjarje, qė mund tė kishte pėrfunduar tragjikisht.

Si provė materiale u gjet njė prej gėzhojave, por paralelisht nė pyetje po merren berberi dhe disa banorė qė kanė parė nga afėr tė gjithė ngjarjen.

Dėshmia e tyre por edhe kamerat e bizneseve pėrreth qė kanė fiksuar pamjet, pritet tė ndihmojnė policinė nė identifikimin e 2 atentatoreve.

Nuk dihet nėse Hysa ėshtė qėlluar sa pėr tu trembur apo kanė patur pėr qėllim eleminimin e tij.

Policia pritet tė marrė nė pyetje kampionin e boksit si dhe familjarėt pėr ndonjė konflikt tė mundshėm, ē’ka do tė ndihmonte policinė pėr tė zbardhur kėtė ngjarje.

Hysa vetėm pak minuta pėrpara plagosjes kishte qėnė nė njė lokal ne qender tė Shkodres sėbashku me bashkėshorten dhe dyshohet se ai ėshtė ruajtur nė levizjet e tij dhe pikėrisht nė momentin qė ka qėnė i vetėm ėshtė qėlluar.

Last updated 3 mins ago

Ska sondazhe aktive!