Llogaria ime
AOL Portal
Lajme
Shënjtërimi i Nënë Terezës, Vatikani flet shqip

Në vigjilje të shënjtërimit të shqiptares më të madhe të kohëve tona, Nënë Tereza, Vatikani dhe Bazilika e Shën Pjetrit është shndërruar totalish në një qendrën totalisht shqiptare.

Hapja e ceremonive për shënjtërimin e murgeshës shqiptare mbrëmjen e së shtunës, është shënuar e tëra ''kuq e zi'' pasi ka mbledhur yjet më të rëndësishëm të trojeve tona dhe elitën politike në koncertin e madh të zhvilluar në “Basilica di San Paolo Fuori le mura”.

Përveç të pranishëmve nga nga arti, sporti, qytetarëve të thjeshtë e të katër besimeve fetare në trojet shqiptare, të pranishëm në koncertin 100% shqiptar ishin dhe perfaqesuesit politik si: Bujar Nishani, Edi Rama, Isa Mustafa, Kadri Veseli, Ilir Meta, Lulzim Basha, Sali Berisha, Mimi Kodhwli, Ditmir Bushati etj.

Në fjalën e tij hyrëse, imzot Dodë Gjergji, Ipeshkëv i Kosovës dha një historik poetik për jetën dhe veprimtarinë e Nënë Terezës.

Rita Ora dhe Lorik Cana zgjodhën që përshëndetjen e parë për të pranishmit ta bëjnë në shqip, në gjuhën që ushtoi në Bazilikën e Shën Palit.

“Ave Maria” me zërin e magjishëm të Inva Mulës ishte mirëseardhja muzikore. Baritoni Gëzim Myshketa interpretoi “Libera Me”.

Një ndërthurje mes muzikës dhe narracionit të vargjeve të murgeshës së të varfërve solli më pas Andi Bajgorën me vargjet “Take Time”. Virtuozi Shkëlzen Doli, solli në fillim tingujt “Meditation të Massenet”.

Në këtë festim të madh nuk mund të mungonte edhe “Buka e Engjëjve, Panis Angelicus nën zërin e Ramë Lahaj. Lum Veseli përcolli magji me narracionin e tij sërish në gjuhën shqipe të vetë vargjeve “Gjithmonë kam në zemër” të vetë Nënës Terezë.

Rita Ora ishte shndërruar. Në pamjen e një katolikeje në një ndër bazilikat më të bukura artistikisht, ajo interpretoi simbolin “What Child is this”. Nën orkestrimin e Shpëtim Saracit.

Producentja Dijana Toska ja doli të bënte bashkë më shumë shqiptarë se asnjëherë në selinë e shenjtë për një shenjtore.

Sërish, Inva Mula finalizon himnin e Nënë Terezës “Vals Hyjnor”, me fjalët “Lamtumirë” që murgesha e të varfërve i shkroi në vitin 1928. Të ardhura nën kompozimin e Genc Tukiçit.

Kjo nuk ishte një lamtumirë, por një përkatësi më shumë, që Nënë Tereza, është e jona.

Përditësuar me 03 Sht 2016

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus dy? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI
Jeni të kënaqur me masat e marra për Koronavirusin