Llogaria ime
AOL Portal Lajme
Shėndetėsia falas ? Shqiptarėt paguajnė 170 mln euro nė vit pėr kurim

Familjet shqiptare shpenzuan rreth 172 milionė euro nga xhepi pėr t’u kuruar gjatė vitit 2015.

Shifra ėshtė bėrė publike nga Instituti i Statistikave nė anketėn e buxhetit tė familjeve dhe pėrfshin si pagesat qė familjet kanė kryer pėr blerjen e barnave, ashtu dhe ato pėr tė marrė shėrbim shėndetėsor nė spitalet publike dhe private tė vendit.

Sipas Institutit tė Statistikave, Shėndetėsia merr aktualisht 3.6 pėr qind tė buxhetit total qė familjet shpenzojne pėr konsum.

E pėrkthyer nė vlerė, kjo do tė thotė se ēdo familje shqiptare harxhon mesatarisht 225 euro nė vit pėr barna ose mjekim nė spitalet e vendit.

Banka Botėrore thotė se kjo e bėn Shqipėrinė njė nga vendet me peshėn mė tė lartė tė shpenzimeve nga xhepi pėr shėndetėsinė. Mė konkretisht, sipas saj nė totalin e kostove shėndetėsore, shteti nė Shqipėri mbulon vetėm gjysmėn e shpenzimeve, ndėrsa gjysmėn tjetėr familjet detyrohen ta pėrballojnė vetė nga xhepi i tyre.

Nė vendet e tjera tė rajonit, pjesa e shpenzimeve pėr kurim qė familjet paguajnė nga xhepi varion nga 11.2 pėr qind nė Kroaci, deri nė 42.8 pėr qind nė Serbi.

Kjo shifėr nuk ka lėvizur shumė nga viti 2013 deri nė vitin 2014, viti i parė i qeverisė sė re, e cila premtoi fillimit e procesit tė shėndetėsisė falas.

Ndonėse pėr vitin 2015, raporti i shpenzimeve shtet-privat nuk ėshtė bėrė ende publik, 172 milionė eurot qė shqiptarėt shpenzuan kėtė vit nga xhepat e tyre pėr shėrbime shėndetėsore tregon se, Shėndetėsia universale ėshtė ende njė objektiv i largėt.

Last updated 3 mins ago

Ska sondazhe aktive!