Llogaria ime
AOL Portal Lajme
SHBA, Trump shkarkon drejtorin e FBI-sė

Presidenti Donald Trump, shkarkoi drejtorin e Byrosë Federale të Hetimit, FBI, James Comey.

"Presidenti ka pranuar rekomandimin e Prokurorit të Përgjithshëm dhe të zv/ Prokurorit të Përgjithshëm lidhur me shkarkimin e drejtorit të FBI-së," tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, i cili gjithashtu tha se Comey ishte "njoftuar pak kohë më parë, ndërsa vendimi hyn në fuqi menjëherë.

Të martën FBI njoftoi Kongresin se zoti Comey kishte paraqitur në mënyrë të pasaktë disa nga gjetjet kyçe, që përfshinin hetimet rreth email-eve të zonjës Hillary Clinton, gjatë dëshmisë së dhënë prej tij në Kongres javën e kaluar.

FBI-ja saktësoi se vetëm një "numër i vogël" i email-ave i ishte dërguar kongresmenit Anthony Winer, jo "qindra dhe mijëra ", siç ishte shprehur në dëshminë e tij zoti Comey.

Letra e FBI-së iu dërgua Komisionit Juridik të Senatit të martën, më shumë se një javë pasi zoti Comey dëshmoi për orë të tëra në mbrojtje të mënyrës se si e kishte trajtuar hetimin e emailave të zonjës Clinton. kjo ishte deklarata e tij e javes se shkuar

“Pata dy zgjidhje. Të flisja apo të fshihja hetimin. Nëse flisja do të ishte keq për zgjedhjet që zhvilloheshin pas 11 ditësh. Nëse fshihja hetimin, do të ishte katastrofike për FBI-në dhe përtej saj. Në retrospektivë, do të merrja të njëjtin vendim sërish dhe do të informoja kongresin. Dua ta theksoj, sepse njerëzit e harrojnë, informova kongresin përmes një letre, nuk bëra asnjë lajmërim publik".

James Comey tha se ndien një përzierje të lehtë kur mendon se mund të ketë pasur ndikim në zgjedhjet presidenciale amerikane.

Por ai shtoi se fshehja e zbulimit të email-eve të reja të Hilari Clinton do të kishte qenë katastrofike.

Comey foli para panelit të senatit për mbikëqyrjen e FBI-së, ku ai mbrojti pozicionin e tij pak para zgjedhjeve presidenciale te vitit te shkuar kur edhe nisi hetimin per zonjen klinton.

Deshmia e tij erdhi një ditë pasi Hillary Clinton sërish fajin për humbjen e saj ia faturoi gjestit të drejtori të FBI-së dhe ndërhyrjes ruse në zgjedhje.

Comey u emërua drejtor i FBI nga Presidenti Barak Obama në vitin 2013.

Stuhi politike pas shkarkimit të Comey

Shkarkimi i James Comey u kthye në shkëndijën e një stuhie të vërtetë politike në Uashington. Lëvizja e Donald Trump ka ngjallur menjëherë te demokratët, dhe jo vetëm ata, dyshimin se Shtëpia e Bardhë po përpiqet të pengojë hetimin e FBI-së mbi lidhjet e bashkëpunëtorëve të tij me Rusinë.

Një pjesë e këtyre zërave e krahasuan veprimin e Trump me atë që njihet si “masakra e së shtunës mbrëma” në vitin 1973, kur presidenti i atëhershëm Richard Nixon pushoi nga puna një prokuror të posaçëm të pavarur, i cili po hetonte mbi skandalin “Watergate”.

“Është vërtet për t’u çuditur sesi mund të shkarkosh njërin prej zyrtarëve të tu më të lartë hetimor, në kohën kur ai person është në mesin e një hetimi, i cili mund të përfshijë edhe individë në radhët e administatës qeverisëse. E kemi parë një president t’i pezullojë njerëzit që hetonin për të, por ai ishte Richard Nixon dhe në fund u detyrua të jepte dorëheqjen. Administrata ‘Trump’ mbase shpreson që të tjerët nuk do ta heqin këtë paralele, por të gjithë e shohin ngjashmërinë mes dy situatave”, tha Sam Erman, “USC Gould School of Law”.

Vet Hillary Clinton u përpoq të tregonte se Comey nuk e ka ndihmuar aspak.

“Unë isha duke fituar deri në momentin që Comey dërgoi në Kongres letrën ku njoftonte rinisjen e hetimeve mbi përdorimin e serverit tim privat”, tha Clinton.

Për demokratët, shkarkimi nuk është gjë tjetër veçse përpjekje për të mbuluar hetimin mbi lidhjet me Rusinë, ndërsa disa republikanë thonë se ndoshta ky nuk ishte momenti i duhur për ta marrë një vendim të tillë.

Last updated 3 mins ago

Ska sondazhe aktive!