Llogaria ime
AOL Portal
Lajme
SHBA paralajmëron Maqedoninë: Nëse nuk formoni qeverinë, përballeni me sanksione

Uashingtoni i lëshon Maqedonisë një tjetër apel të qartë: autoritetet të formojnë pa vonesë qeverinë e re, në të kundërt do të ketë sanksione, ashtu siç është paralajmëruar dhe më parë.

Qytetarët i kanë zgjedhur përfaqësuesit e Parlamentit në dhjetor dhe ekziston një shumicë e qartë parlamentare, e cila pret të krijojë ekzekutivin, deklaroi zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit.

SHBA i inkurajon liderët maqedonas të bëjnë gjithçka është e mundur për formimin e qeverisë pa vonesa të mëtejshme, në mënyrë që vendi të mund të vazhdojë me reformat e nevojshme për t'u bërë anëtar i plotë i familjes euro-atlantike.

“Politikanët, të cilët përpiqen që të bllokojnë formimin e qeverisë, e zhvlerësojnë sundimin e ligjit, proceset demokratike dhe stabilitetin në Maqedoni dhe në rajon”, vlerëson Departamenti i Shtetit.

Reagimi i Departamentit mbi krizën politike në Shkup si dhe apeli i drejtpërdrejtë i tij për fundin e zvarritjes së formimit të ekzekutivit, jep shpresë, sipas analistëve vendas, se gjërat do të lëvizin drejt zhbllokimit të ngërçit politik.

Pozicionet e partive janë aq të palëkundura, argumentojnë ata, sa vështirë se do të ndryshojë diçka pa një ndërhyrje të fuqishme të Amerikës dhe Bashkimit Europian.

“Deutsche Ëelle” citon ish-ambasadorin maqedonas në NATO, Nano Ruzhin, të theksojë se porosia e DASH-it në thelb përmban sanksione individuale ndaj aktorëve politikë në Maqedoni, të cilat, sipas tij, do t'i mbështesin edhe shtete tjera të BE-së.

"Departamenti Amerikan i Shtetit shpreh qartë qëndrimin se politikanët të cilët bllokojnë formimin e qeverisë së re dhe zgjedhjen e kryetarit të Parlamentit mund të ndëshkohen me sanksione individuale. Është ky apel që duhet t'i vërë në lëvizje politikanët vendorë”, shprehet Ruzhin.

Përditësuar me 22 Pri 2017

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bëjnë 1 plus nje? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI
Jeni të kënaqur me masat e marra për Koronavirusin