Llogaria ime
AOL Portal Lajme
Senatori amerikan: Rusia mund tė ndėrhyjė nė zgjedhjet e 18 qershorit

Senatori demokrat amerikan Robert Torriceli, nė njė interviste per Vizion Plus, i ka bėrė thirrje Shqipėrisė tė jetė shumė e kujdesshme dhe e vėmendshme, pasi ekzistojnė informacione tė bazuara se Rusia do tė pėrpiqet tė ndėrhyrje nė zgjedhjet e qershorit.

“Eshtė e qartė se ka njė pėrpjekje nga ana e rusėve pėr tė ndėrhyrė nė zgjedhje. Ėshtė e provuar tashmė ndėrhyrja ruse nė Shtetet e Bashkuara, por po ashtu ėshtė e qartė ajo qė po ndodh nė Francė, por edhe nė shtete tė tjera tė Europės Perendimore. I bėj apel njerėzve nė Shqipėri tė jenė tė kujdesshėm. Nė vecanti njė apel kam pėr mediat: kontrolloni burimet tuaja. Kini kujdes pėr ato qė thuhen. Do tė promovohen shumė gjėra tė rreme. Trupat zgjedhore kėtu duhet tė jenė tė kujdesshme pėr kontaktet e tyre. Ėshtė e sigurtė qė ekziston njė program rus pėr tė ndikuar nė zgjedhje.”

Senatori amerikan i ka dėrguar edhe njė apel forcave politike tė lenė mėnjane mosmarrėveshjet dhe ambicjet e tyre pėr pushtet dhe tė mendojnė nė rradhė tė parė pėr vendin e qytetarėt.

“E vetmja kėshillė qė dua t’i jap shqiptarėve ėshtė se nė fund tė ditės nuk bėhet fjalė pėr kandidatėt, pėr partitė politike, por pėr vendin. Tė gjithė duhet ta kenė parasysh kėtė. Partitė politike ikin e vijnė, ashtu si edhe kandidatėt, por vendi mbetet. Tė gjithė duhet tė kenė kėtė si prioritet, tė ardhmen e vendit.”

Senatori demokrat ishte gjatė kėtyre ditėve nė Tiranė pėr tė mbrojtur kauzen e opozitės iraniane nė ekzil, qė lufton regjimin diktatorial tė ajatollahėve nė Teheran.

Last updated 3 mins ago

Ska sondazhe aktive!