Llogaria ime
AOL Portal Lajme
Senati italian miraton ligjin pėr “call center”, ja ēfarė parashikohet

Senati italian bashkė me miratimin e buxhetit pėr vitin 2017, ka kaluar dhe disa ligjet ku mes tė cilave dhe ‘ligji i stabilitetit’ qė rregullon sektorin e call center.

Ky ligj ka shkaktuar mjaft debat edhe nė Shqipėri, pasi sipas INSTAT numėrohen25 mijė tė punėsuar nė call center, nė 847 ndėrmarrje.

Ligji i ri italian i propozuar nga ministria e Punės, parashikon rregulla strikte pėr ata qė zhvendosin ndėrmarrjen nga Italia nė njė vend tjetėr.

Pėr kėtė parashikohet qė tė vihen nė dijeni autoritetet italiane para njė veprimi tė tillė, pasi nė tė kundėrt bizneset rrezikojnė gjobė mbi 150 mijė euro.

Nė nenit 35 tė ligjit thuhet: “… kur njė aktivitet call center zhvendoset jashtė vendit nė njė territor qė nuk ėshtė vend anėtar i BE, duhet tė njoftojė tė paktėn 30 ditė pėrpara transferimit Ministrinė e Punės, Inspektoratin Kombėtar tė Punės, Ministrinė e Ekonomisė si dhe tė bėjė publike numrat pėr kujdesin ndaj publikut”.

Kjo do tė thotė se ligji nuk prek drejtpėrdrejtė, bizneset qė janė zhvendosur nė Shqipėri apo nė ndonjė vend tjetėr, por ato biznese qė kanė nė plan tė bėjnė njė gjė tė tillė nė tė ardhmen.

Njė pikė qė prek gjithashtu call center qė janė zhvendosur nė Itali ėshtė fakti se qytetarėt qė telefonohen duhet t’u bėhet i ditur nga cili vend po telefonohen dhe nėse vendi nė fjalė nuk ėshtė pjesė e BE-sė.

Nėse ky rregull shkelet atėherė rrezikohet njė gjobė prej 150 mijė euro.

Last updated 3 mins ago

Ska sondazhe aktive!