Llogaria ime
AOL Portal Lajme
Seanca e jashtėzakonėshme pėr Vettingun, LSI tėrheq tė martėn ministrat nga qeveria ?

Kryeparlamentari Ilir Meta ka thirrur pėr kėtė tė martė njė seancė tė jashtėzakonshme parlamentare pėr vetting-un.

Disa media pranė LSI-sė, thonė se nė kėtė seancė, Meta do tė tėrheqė ministrat nga qeveria e Ramės.

“Kryetari i Parlamentit Ilir Meta ka lajmėruar thirrjen e seancės sė jashtėzakonshme tė parlamentit ditėn e martė ora 18.00, ndėrkohė qė parlamenti mund tė mblidhet normalisht, si pėrherė ditėn e enjte. Nuk ka asgjė emergjente pse duhet tė mblidhet Kuvendi. As kohė lufte, as dorėheqje te kryeministrit, as marrėveshje Rama-Basha, as vjen Presidenti i SHBA, as nuk ka sulm nga Serbia mbi Kosovė!

Thirrja e Kuvendit nė seancė emergjente ka si motiv votimin e Vettingut, me saktė emrave, qė tė mos bllokohet me tej ecuria e Vettingut. Por kėtė e ka nė dorė opozita. Pa votat e saj nuk ngrihet dot asnjė Vetting. Pra opozita nuk vjen se ka deklaruar se pa dhėnė dorėheqjen kryeministri Rama dhe krijuar njė qeveri pėr zgjedhjet, ajo, pra opozita nuk shkon nė Kuvend.

Atėhere pse e thirri Ilir Meta seancėn e jashtėzakonshme parlamentare? Apo lidhet me mosgjetjen e zgjidhjes politike mes Opozitės dhe Edi Ramės dhe sonte nė ora 24.00 skadon me Kod Zgjedhor afati i regjistrimit tė partive politike pėr zgjedhjet e 18 qershorit? Mosregjistrimi dhe mosfutja e opozitės nė zgjedhje krijon destabilitet politik dhe krizė tė madhe. Ilir Meta ka deklaruar se nėse opozita nuk futet nė zgjedhje, as LSI nuk firmos koalicion me PS dhe nuk futet nė zgjedhje-farsė.

Edhe PDIU kėshtu ka deklaruar. Mėqėnėse Ilir Meta mund te ketė me shumė informacion se tė tjerėt qė Edi Rama nuk gjen zgjidhje me opozitėn e kjo duket edhe pas fjalės se egėr dhe pa asnjė shenjė kompromisi dje nė “Komunikimin e Javės”, pra kriza pas orės 24.00 fillon zyrtarisht, ndaj mundet qė parlamentin e ka thirrur me kėtė qėllim”, shkruan gazeta “Koha Jonė”.

Sipas mediave pranė LSI, Meta ėshtė bėrė gati qė ofertėn pėr tė tėrhequr ministrat e tij, si “shans pėr paqe me opozitėn”, ta kthejė nė veprim konkret tė njėnashėm.

Ashtu si Lulzim Basha, edhe Ilir Meta e ka kushtėzuar hyrjen e LSI nė zgjedhje me pjesėmarrjen nė to tė opozitės, duke shpėrfillur thirrjet e pėrsėritura tė komunitetit ndėrkombėtar pėr mbajtjen e rregullt tė zgjedhjeve nė 18 qershor.

Tėrheqjen e ministrave tė LSI nga qeveria kėtė javė e paralajmėroi gjatė sė hėnės edhe kreu i LIBRA, Ben Blushi.

Last updated 3 mins ago

Ska sondazhe aktive!