Llogaria ime
AOL Portal Lajme
Sa shpenzojnė shqiptarėt pėr tė ngrėnė? Krahasohemi me vendet Afrikane

Nė Shqipėri, familjet tona shpenzojnė rreth 49% tė buxhetit pėr ushqime, ndėrsa nė vendet e tjera tė rajonit, kjo peshė luhatet nė 33-37% (Kosova 43%).

Njė statistikė e tillė bėn qė vendi ynė, pėr fatin e keq tė qytetarėve tė saj, tė krahasohet vetėm me shtetet afrikane, si Kenia, Nigeria, Kameruni… 

Amerikanėt shpenzojnė vetėm 6.4% tė tė ardhurave tė tyre pėr ushqim, sipas shifrave mė tė fundit tė publikuara nga Departamenti i Shteteve tė Bashkuara pėr Agrikulturėn.

Nė pėrgjithėsi, sa mė i zhvilluar tė jetė njė vend, aq mė e vogėl ėshtė pėrqindja e tė ardhurave qė shpenzon pėr ushqim, siē tregon dhe harta e publikuar nga Forumi Ekonomik Botėror.

Vendet qė shpenzojnė mė pak

Janė vetėm dhjetė vende nė botė qė shpenzojnė mė pak se 10% e tė ardhurave tė tyre pėr ushqim, katėr prej tė cilave janė nė Europė; Mbretėria e Bashkuar ėshtė e treta me 8.2% e tė ardhurave mujore, e ndjekur nga Zvicra me 8.7%, Irlanda shpenzon vetėm 9.6% dhe Austria 9.9%.

Katėr vendet e tjera ndodhen nė pjesėn tjetėr tė botės. Amerikanėt shpenzojnė tė paktėn 6.4%, Singapori ėshtė i dyti nė listė pėr sa i pėrket shpenzimeve mė tė ulėta pėr ushqim krahasuar me tė ardhurat nė total, 6.7%.  Kanadezėt shpenzojnė rreth 9.1% tė tė ardhurave nė ushqim, ndėrsa australianėt shpenzojnė 9.8%.

Vendet qė shpenzojnė mė shumė nė botė  

Nigeria shpenzon mė shumė se gjysmėn e tė ardhurave pėr ushqim, dhe janė nėntė vende tė tjera qė shpenzojnė mė shumė se 40% tė tė ardhurave pėr ushqim.

Katėr prej tė cilave janė nė Afrikė, Nigeria 56.4%, Kenia 46.7%, Kameruni 45.6%, dhe Algjeria 42,5%. Katėr tė tjera janė nė Azi, Kazakistani 43%, Filipinet 41.9%, Pakistani 40.9% dhe Azerbajxhani 40.1%. Guatemala ėshtė i vetmi vend nė Amerikėn e Jugut  qė ndodhet nė listėn dhe familjet shpenzojnė rreth 40.6% tė tė ardhurave pėr ushqime.

Shifrat nuk tregojnė se ushqimi ėshtė mė i shtrenjtė nė Nigeri se sa nė SHBA. Nė fakt, ėshtė e kundėrta. Njė amerikan mesatarisht shpenzon rreth 2,392 dollarė nė vit pėr ushqim, njė nigerian mesatarisht shpenzon gjysmėn, 1,132 dollarė. Njė banor i Kenias shpenzon 543 dollarė nė vit pėr ushqim.

Megjithatė, mund tė ketė diferenca tė mėdha brenda vetė shteti.

Nė 25 vitet e kaluara, rreth 20% e familjeve nė Shtetet e Bashkuara shpenzojnė nga 28.8% nė 42.6% nė ushqim, krahasuar me normėn 6.5-9.2% tė shpenzuar nga familjet e pasura.

Shqipėria, mė keq nė rajon, krahasohet vetėm me Afrikėn

Nė raportin e Forumit Ekonomik Global mungojnė tė dhėnat pėr Shqipėrinė dhe rajonin, por tė dhėnat pėrkatėse nga anketat e buxhetit tė familjeve japin njė panoramė se sa pėrqind tė buxhetit shpenzojnė pėr ushqime familjet e rajonit.

Sipas INSTAT, nė Shqipėri, familjet shqiptare shpenzojnė 48.7% tė buxhetit pėr ushqime, njė pėrqindje e krahasueshme vetėm me vendet e Afrikės. Sipas Anketės sė Fundit tė Buxhetit tė Familjeve, familjet shqiptare rritėn mė 2015 shpenzimet pėr konsumin e ushqimeve me 4,4 pikė pėrqindje nė krahasim me 2014-n. Tendenca pėr tė ulur shpenzimet e tjera dhe fokusi drejt ushqimeve ėshtė treguesi mė i qartė se familjet shqiptare po varfėrohen dhe shqetėsimi kryesor i tyre ėshtė sigurimi i nevojave bazė tė jetesės. Ky ėshtė njė kthim mbrapa, teksa nė dekadėn e fundit, pesha e shpenzimeve pėr ushqime kishte ardhur veēse nė ulje.

Edhe nė krahasim me vendet e rajonit, Shqipėria e ka kėtė peshė dukshėm mė tė lartė.

Sipas Zyrės Statistikore Shtetėrore tė Maqedonisė, familjet maqedonase shpenzojnė mesatarisht 33.7% tė buxhetit pėr ushqime.

Nė Mal tė Zi, sipas Monstat, kjo peshė ėshtė 34.6%; nė Bosnjė Hercegovinė ėshtė rreth 34%.

Familjet serbe, sipas zyrės kombėtare tė statistikave shpenzojnė 37.7% tė buxhetit pėr ushqime.

Mė e lartė ėshtė kjo peshė pėr Kosovėn, nė 43%, sipas tė dhėnave zyrtare nga Agjencia e Statistikave.

Nė vendet e BE-sė, sipas tė dhėnave historike tė Eurostat, pesha e shpenzimeve pėr ushqime ka mbetur nė rreth 12%, qė nga viti 2005, kur raportohen tė dhėnat.

Teksa vendi vijon tė jetė njė importues i madh neto i ushqimeve, nė supermarketet shqiptare ndodh rėndon tė gjesh produkte qė janė edhe mė tė shtrenjta se supermarketet nė Itali psh, ndėrsa tė ardhurat e familjeve shqiptare janė disa herė mė tė ulėta se ato italiane.

Last updated 3 mins ago

Ska sondazhe aktive!