Llogaria ime
AOL Portal Lajme
Rritet tensioni nė gadishullin Korean, lufta mė pranė

Tensionet mes Uashingtonit e Penianit janë rritur ndjeshëm kohët e fundit.

Mes frikës për teste të reja të vendit komunist, Shtetet e Bashkuara kanë dërguar në zonë një nëndetëse dhe njësinë luftarake detare të kryesuar nga “USS Carl Vinson”.

Ushtria amerikane ka nisur gjithashtu këto ditë instalimin e një sistemi mbrojtës anti-raketë në një zonë të Koresë së Jugut, në një kohë kur tensionet me Veriun fqinj janë më të larta se kurrë.

Sistemi “Thaad” është i projektuar për t’u mbrojtur nga kërcënimet që mund të vijnë nga ambicjet raketore të Penianit.

Qindra banorë të zonës protestuan teksa kamionët me pajisjet e sistemit mbërrinin. Nga ana tjetër, Kina deklaron se “Thaad” do të destabilizojë sigurinë në rajon.

Shtetet e Bashkuara në ditët e fundit kanë vendosur anije luftarake dhe nëndetëse në gadishullin Korean, për shkak të frikës së Korea e Veriut mund të planifikojë teste të reja bërthamore.

Administrata e Trump, që i ka bërë thirrje Kinës për të ndikuar tek aleati i saj, Peniani, pritet të mbajë një mbledhje të senatorëve në Shtëpinë e Bardhë lidhur me situatën.

Sistemi “Thaad”, Terminal High-Altitude Area Defense, është i projektuar të lokalizojë dhe shkatërrojë raketa balistike me rreze të shkurtër e të mesme veprimi në fazën e fundit të fluturimit të tyre.

“Korea e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara kanë punuar së bashku për të mundësuar ngritjen e sistemit anti-raketë, në përgjigje ndaj kërcënimit bërthamor dhe raketor të Veriut, që sa vjen e avancon”, ka deklaruar Ministria e Mbrojtjes në Seul.

Veriu kërcënon

Ushtria e Kim Jong-un tregon se është përgatitur për luftë, teksa qëllojnë me predha në drejtim të detit me tanke e kundërajrorë për të “ngacmuar” anijet luftarake armike, këtë të martë.

Qindra tanke janë rreshtuar përgjatë bregdetit për të treguar forcën ushtarake në një spektakël të organizuar në 85 vjetorin e formimit të ushtrisë koreano-veriore.

Kim Jong-un ka përshëndetur ushtrinë teksa ndiqte këtë përgatitje ushtarake, e cila përfshinte lëshimin e mbi 300 predhave nga tanket dhe kundërajrorët, por edhe silurë të lëshuara nga nëndetëset.

85-vjetori i formimit të ushtrisë së Koresë së Veriut nuk është thjesht një ditë për të treguar forcën ushtarake, por edhe një ditë feste në shtetin diktatorial

Last updated 3 mins ago

Ska sondazhe aktive!