Llogaria ime
AOL Portal Lajme
Rinas-Budapest/ ‘low cost’ alla shqiptar

Nėse nė ēdo vend tė botės fluturimet me kompani qė ofrojnė shėrbimin “low cost” janė tė papėrfillshme, Shqipėria ėshtė vendi i parė qė prish logjikėn e kėtij shėrbimi.

Jo mė larg se dy javė mė parė, u prezantua linja me ēmime tė ulėta Tiranė – Budapest – Tiranė, ku u premtua se biletat nuk do tė kushtonin mė shumė se 20 euro pėr njė destinacion, ose 40 pėr biletat vajtje – ardhje.

Por nuk ka ndodhur kėshtu.

Pėr 30 ditėt nė vazhdim, njė biletė Tiranė – Budapest mund ta gjesh nga 30 deri nė 60 euro, por pėr t’u kthyer nga Hungaria nė Shqipėri, nuk gjen biletė mė tė lirė se 60 euro, apo 18 mijė forinta.

Ēmimi shkon edhe deri nė 110 euro pėr fluturimet Budapest – Tiranė. Bileta qė janė jashtė logjikės “low cost”, ofron edhe linja Transavia, e prezantuar disa ditė mė parė pėr fulturimet Tiranė – Amsterdam.

Bileta mė e lirė ėshtė 86 euro dhe nė ditėt e tjera ēmimi rritet duke shkuar nė 170, apo edhe 250 euro.

Tė njėjtat ēmime ofrojnė edhe kompani tė tjera, tė cilat nuk janė “low cost” dhe kanė shėrbime me tė tjera standarde.

Linjat e Wizz Air kanė ēmime pėr biletat vajtje – ardhje 40 deri nė 60 euro pėr nisjet nga Shkupi dhe Prishtina.

Nė Shqipėri, mėsohet se shkak i ēmimeve tė larta janė taksat e Aerportit tė Rinasit, tė cilat janė mė tė shtrenjta se nė Shkup, Prishtinė, Podgoricė apo Beograd.

Nė kėtė mėnyrė, kėto taksa kanė arritur tė infektojnė brenda njė kohe tė shkurtėr edhe logjikėn e “low cost”, kompanive tė krijuar posaēėrisht pėr tė konkurruar me ēmime tė ulėta.

Last updated 3 mins ago

Ska sondazhe aktive!