Llogaria ime
AOL Portal Lajme
Rama shuan shpresat pėr marrėveshje: Nesėr nisemi drejt 18 qershorit pa PD

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur edhe kėtė djelė ''Komunikimin Javor'' nė facebook, ku ka bere te qarte se kėto janė oret e fundit qe kane mbetur nga afati i lene per te arritur ne nje marreveshje me PD.

Sipas Ramės mbas, datės 8 Maj nuk do tė ketė mė asnje shprese dhe se mazhoranca niset neser drejt 18 qershorit pa kete parti.

“Sot ėshtė dita kur po shkon drejt pėrfundimit njė proces i vėshtirė pėrgatitjesh pėr zgjedhjet e 18 qershorit, njė proces i vėshtirėsuar artificialisht nga njė parti historike, PD e cila lindi si mishėrim i aspiratės pėr Shqipėrinė si gjithė Evropa, sot pėr fat tė keq ėshtė kthyer nė njė bunker plastmasi duke shkruar faqen mė tė zymtė tė historisė sė saj.

Sot do kishte zgjedhje pėr bashkinė e Kavajės. U tėrhoqem pėr tė shmangur derdhjen rrugėve tė Kavajės sė pėrsheshit tė gatuar nė bunkerin e plastmasit e pėr ti krijuar PD mundėsinė e fundit tė pėrfshirjes me dinjitet nė zgjedhjet e 18 qershorit.

I kemi propozuar PD njė mekanizėm tė ri institucional, qė adreson si asnjėherė nė kėto 27 vite problemin e mungesės sė njė kontrolli transparent me procesin zgjedhor.

Asnjėherė, kurrė gjatė 15 proceseve zgjedhore opozita s’ka pasur mundėsinė qė i ofrohet sot, pėr t’u bėre pejsė e qeverisė nga fillimi deri nė fund tė fushatės, pėrmes njė ekipi teknik tė zgjedhur nga ajo vetė dhe tė asistuar nga miqtė dhe partnerėt ndėrkombėtarė, nė funksion tė adresimit nė kohė reale tė cdo shqetėsimi tė saj, me sytė e veshėt brenda administratės shetėrore, policisė, rrjetit tė burgjeve tė vendit, opozita sot mund tė jetė, dhe tė japė kontribut pėr pėrmirėsimin e standarteve zgjedhore tė kėtij vendi.

Deri tani PD s’ka dashur tė dėgjojė dhe mesa duket nė pak orėt e mbetura pėr tė dėgjuar e pėr tė vendosur tė punojė bashkė me ne, zor se do dėgjojė e tė vendosė tė bėjė detyrėn e saj karshi kėtij vendi.

Fatkeqėsisht kohėn e fituar nga tėrheqja jonė nga Kavaja dhe shmangien e njė shfaqje turpi nė rrugėt e njė qyteti tė vogėl, PD nuk e shfrytėzoi pėr tė mbyllur laboratorin e krizės artificiale qė ka instaluar nė bulevard e pėr tė hapur njė faqe tė re bashkėpunimi nė funksion tė standarteve mė tė mria tė mundshme zgjedhore.

E humbi kėtė kohė tė ēmuar nė mėnyrėn mė abuzive duke festuar njė fitore imagjinare nė bunkerin ku ėshtė kycur nga frika e drejtėsisė dhe duke kėrcitur dhėmbėt pėr fitore tė reja si kjo.

Me shumė keqardhje duhet tė them se nė kėto kushte fija e shpresės se PD do kthehet nė rrugėn e arsyes, do zhbllokojė vetingun, do votojė bashkė me ne reformėn zgjedhore, tė pėrcaktojė njė zv/kryeminister dhe 3 zv ministra nė pozicione kyce, pėr tė ndėshkuar cdo pėrzierje tė shtetit, ėshtė njė fije shprese tanimė e padukshme.

Pėrfundimi se nė zgjedhjet e 18 qershorit do shkojmė pa PD, po merr formė pėr shkak tė verbėrisė fatale tė dy njerėzve nė krye tė saj, tė liderit tė vjetėr hakmarrės qė nuk e treti fare humbjen e rėndė tė 4 viteve mė parė dhe kryetarit tė ri qė imiton tė vjetrin por lider dot nuk bėhet.

Ėshtė pėr tė ardhur keq qė dėshira, pėrpjekja dhe durimi im, nuk mjaftoi se frikėn nga drejtėsia dhe humbja pėr kėto zgjedhje qė po rezulton fatale pėr PD, s’ja heqim dot dy njerėzve qė po sakrifikojnė partinė pėr interesat e tyre krejt personale.

As qeverinė s’ja japim dot nė tavolinė qė tė mos hedhin nė erė PD, as zgjedhjet nuk ua shtyjmė dot se kėshtu ua thoė mendja atyre qė tė mos destabilizojnė Shqipėrinė.

As shqiptarėt si lėmė nė mėshirėn e njė lufte qorre pėr pushtet duke i hequr tė drejtėn tė zgjedhin ata vetė qeverinė dhe opozitėn pėr 4 vitet e ardhshme.

Zgjedhjet janė tė popullit, jo tė shėrbėtorėve tė tyre nė qeveri apo nė opozitė.

Nė mos ndodhtė mrekullia nė orėt e mbetura, ne nesėr do nisemi drejt 18 qershorit pa PD, e cila do ta ketė shumė tė qartė se Shqipėrinė peng se merr dot kurrė dhe se bėn dot njė vatėr tė re gjullurdie ne rajonin e trazuar nga ndėrhyrjet e aktorėve tė tjerė kundėr BE dhe NATO-s.

Destabilizimin qė ėnderron pėr turpin e saj mė tė madh, nėn ndikimin e dy mendjeve tė cartura qė i friken drejtėsisė dhe zgjedhjeve, nuk e realizon dot nė asnjė mėnyrė, drejtėsine e re dhe rrugėn pėr Shqipėrinė qė duam me shtet, punė, mirėqenie, dhe vendosmėri pėr tu anėtarėsuar nė familjen evropiane duke filluar nga zbatimi i veingut, s’e bllokon do mė pėrtej 18 qershorit.

Por nė mungesė tė PD nė zgjedhjet e 18 qershorit s’do harrojmė pėr asnjė cast asnjė shqiptar qė ėshtė mėsuar tė votojė pėr PD, duke respektuar kėdo prej tyre, qė do presė nė shtepi rilindjen e vėshtirė tė asaj partie, ftojmė e mirėpresim cdo demokrat tė arsyeshėm, tė na bashkohet nė betejėn pėr Shqipėrinė qė duam me shtet punė e mirėqenie.

Tani zgjedhja qė po pėrvijohet pėr 18 qershorin pėr cdo zgjedhės ėshtė mė e qartė se kurrė: O tė bashkuar pėr drejtėsinė e re, o mbrapa tė ndarė nga Evropa pėr interesa tė njė grushti njerėzish tė mbyllur nė njė bunker plastmasi.

Last updated 3 mins ago

Ska sondazhe aktive!