Llogaria ime
AOL Portal Lajme
Rama: Nėsė europa nuk na pranon, bashkohemi me Kosovėn

Sipas njė interviste tė dhėnė pėr portalin ''Politico.eu'' Edi Rama nuk e pėrjashton bashkimin e Shqipėrisė me Kosovėn, nėse shpresa europiane nė Ballkan shuhet.

Europa do tė pėrballet me “njė makth” ka thėnė Rama, nėse “Ballkani ēmendet” pėr shkak se Bashkimi Europia mund ta nxjerrė nga axhenda e tij.

Rajoni do tė kthehet nė njė zonė gri, ku aktorė tė tjerė kanė mė shumė ndikim sesa Bashkimi Europian.

I pyetur nga gazetari i Politico, Andrew Macdowall, nėse ėshtė pro bashkimit me Kosovėn, Rama pėrgjigjet:

“Jo, sepse e vetmja mėnyrė pėr ta mbajtur Ballkanin nė paqe dhe nė bashkėpunim… ėshtė rruga e hapur drejt Bashkimit Europian, perspektiva e qartė dhe ndjenja pro Bashkimit Europian. Askush nuk do tė kthehet pas nė kėrkim tė bashkimeve mė tė vogla, tė gjithė duan tė bashkohen nė bashkimin e madh. Por nėse nuk ka shpresė, nuk ka perspektivė, nuk ka hapėsirė, atėherė, sigurisht qė bashkime tė vogla mund tė ndodhin"

Shumė i tremben pėrshkallėzimit tė konfliktit nė Ballkan, duke kujtuar luftėn pas viteve 90, me shpėrbėrjen e Jugosllavisė, shkruan Politico.

Kufinjtė e Bosnjė dhe Hercegovinės janė po ashtu tė dobėt.

Nė kėtė kontekst, Rama thotė se bashkimi me Kosovėn “nuk ėshtė dėshira ime, por njė alternativė e mundshme nė dyert e mbyllura tė Bashkimit Europian”.

Paralajmėrimi i Edi Ramės nė intervistėn pėr Politico shkon mė tej, kur kryeministri shqiptar flet pėr destabilizim tė Europės, kur thotė se “njė alternativė e tillė mund tė jetė makthi i vendeve dhe njerėzve tė Europės”.

“Ka njė mungese mirėkuptimi, apo njė mungesė vizioni kur nuk kuptohet se rajoni ka nevojė pėr Europėn, por edhe Europa ka nevojė pėr rajonin gjithashtu, pėr njė Europė mė tė tė sigurtė” thotė Rama. “Si mund tė jetė Europa e sigurtė, nėse Ballkani do tė ēmendet? Si mund ta lejojė Bashkimi Europian, mu nė zemėr tė tij njė zonė gri, kju aktorė tė tjerė kanė mė shumė influence se ai vetė? Ky ėshtė njė absurditet, nėse flasim pėr sigurinė”.

Politico pėrmend shenjat e destabilitetit nė Ballkan, kur shkruan pėr retorikėn konfliktuale mes liderėve tė Kosovės dhe atyre tė Serbisė, puēin e shtetit nė Malin e Zi, kėrcėnimet e Republikės serbe nė Bosnjė dhe krizėn politike nė Maqedoni qė e ka lėnė vendin pa qeveri tė zgjedhur.

Nė kėtė mes, Rama thotė se nuk e sheh luftėn si “skenarin e parė” mė tė mundshėm, por qetėsimi i tensionit varet shumė nga Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara.

Mbėshtetja e BE-sė pėr anėtarėsimin e Shqipėrisė dhe vendeve tė tjera nė rajon mbetet e lartė, pavarėsisht dyshimeve qė vazhdojnė rriten nė Serbi dhe Maqedoni. Sipas Edi Ramės, Bashkimi Europian ende e ka “magjinė” tek vendet e Ballkanit Perėndimor.

Sot nė Europė, ju keni njė brez qė nuk e njeh luftėn. Ne (nė Ballkan) jemi njė brez qė e kemi parė luftėn, ne e dimė se ēfarė ėshtė”, ka thėnė Rama.

Last updated 3 mins ago

Ska sondazhe aktive!