Llogaria ime
AOL Portal Lajme
Rama kėshillon burrat nė ditėn e gruas: Mos kini frikė nga gratė

Në aktivitetin e organizuar nga bashkëshortja e tij Linda Rama, me rastin 8 marsit, ditën ndërkombëtare të gruas, kryeministri Rama gjeti rastin ti jepte një këshillë të mirë meshkujve.

Ai tha se burrat duhet të kenë sa më pak frikë nga protagonizmi i grave sepse kështu do të jenë më të sigurt dhe më të mbrojtur.

“Në emër të minoritetit të burrave që këtu e përfaqësoj denjësisht si i vetëm duke gjetur ngushëllimin vetëm tek kamarierët e të njëjtës gjini unë nuk dua të marr sot asnjë minutë nga koha juaj dhe për më tepër s’dua të ndjehem dhe të më ndieni si inferior pas fjalës së Lindës që ka luksin të flasë shumë rrallë dhe të mendohet gjatë para se të flasë”, tha Rama.

“Dua vetem të them që jam shume i bindur që sa më shumë vend, gra dhe vajza të gjejnë në shoqëri dhe sa më shumë ne t’u besojmë grave dhe vajzave atë që konsensualisht ua besojmë edhe brenda mureve të shtëpisë, sa më shumë të vetëdijësohemi se roli i tyre i pazëvendësuseshëm…s’është zemërgjerësi por është vetëdije se sa më mirë të jenë gratë dhe vajzat rreth teje aq më mirë është për ty dhe sa më mirë të jetë shoqëria falë grave dhe vajzave aq më mirë është për ty. Nga lartësia e 198 cm të mia unë mund t’i siguroj gjithë burrat se sa më pak frikë që të kenë nga protagonizmi i grave aq më të sigurt dhe të mbrojtur do jenë”, theksoi më tej kreu i Qeverisë.

Protestat në Ditën e Grave



Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, shumë femra në Amerikë e tërheqin vëmendjen tek roli i tyre në vendet e punës, e pikërisht këtë rast shfrytëzoi dhe një firmë e Wall Street-it për një gjest të ngarkuar me simbolizëm: vendosjen e statujes së një vajze të vogël përpara strukturës së famshme të bronxtë të demit në qendër të Manhatanit.

Përballja e demit masiv me një vogëlushe që e sheh me duart e mbledhura në brez dhe një vështrim sfidues ishte një mënyrë për të tërhequr vëmendjen tek mungesa e diversitetit në bordet e korporatave dhe hendekut të pagave mes femrave dhe meshkujve që punojnë në shërbimet financiare.

“Ajo që ne dimë është se gratë përbëjnë gati gjysmën e popullatës, janë pjesë e rëndësishme e vendimmarrjes ekonomike, megjithatë në korporatat e Amerikës ato janë të keqpërfaqësuara në nivel ekzekutiv. Ne mendojmë se në këtë mënyrë po humbasim mundësinë për t’i fuqizuar gratë e për t’i lejuar të aspirojnë në çdo drejtim ku mund te japin kontributin e tyre”, thotë Lori Heinel nga “State Street Global Advisors”.

Shumë amerikanë zgjodhën që 8 Marsin ta kalojnë në shtëpi dhe të bojkotojnë punën, e kjo ka bërë që në disa shkolla mësimi të pezullohet. Atyre që nuk ja lejojnë dot vetes të mos paraqiten në punë, organizatorët e nismës i kërkuan që të paktën gjatë kësaj dite, blerjet t’i bëjnë vetëm në biznese të zotëruara nga gra, ose të vishen me të kuqe.

Last updated 3 mins ago

Ska sondazhe aktive!